Javët e fundit pati shumë kritika mbi qeverisjen e Përparim Ramës në Prishtinë. Asamblistët e subjekteve politike si PDK e VV, thanë që Rama tashmë ka humbur besimin te qytetarët me keqqeverisjen e tij, transmeton Telegrafi.
Përveç kësaj nga opozita kanë thënë se për vendimin e kthimit e rrugës “George Bush” në shesh nuk u pyet askush.
Donat Lushaku zëdhënës i Komunës së Prishtinës, për Telegrafin, tha se ky projekt është i tipit ekzekutiv në të cilin kryetari ka të drejtë të marrë vendim individual.
“Vendimet e natyrës së kryetarit dallojnë sepse janë disa vendime që janë menagjeriale edhe komuna apo kryeqyteti funksionon me dy organe të saj, me kuvendin si organin më të lartë pastaj edhe me kryetarin si organ ekzekutiv. Vendimi për “George Bushin” ka qenë i tipit ekzekutiv dhe sigurisht është diskutuar në asamble, por nuk ka pasur vendim marrje sepse s’ka qenë e nevojshme që vendim marrja të kalojë nëpër proceset e votimit që i parashohin rregullat apo udhëzimet administrative për pikat e rendit të ditës.
Prandaj, ka qenë vendim individual sepse ka pasur task-forcë e cila është konsultua është sqarua dhe ka ardhur në përfundim që kjo rrugë të mbyllet sepse ka qenë projekt edhe i mëhershëm realisht por guximi ka munguar nga kryetari paraprak zotri Ahmeti”, tha ai.
Sipas Lushakut ky projekt këtë javë pritet të dalë në prokurim.
“Këtë javë del në prokurim, sot maksimalisht nesër dhe kësisoj do të shohim pastaj pas përfundimit të procesit të prokurimit kur të zgjidhet fituesi dhe në fund brenda mandatit shpresojmë që të përfundojë me idenë që qytetarët mund ta shfrytëzojnë dhe gëzojnë”, tha ai.
Sa i përket hulumtimit mbi shërbimin e Arkitektit të Kryeqytetit, Lushaku tha se krejt të thënat janë akuza të padrejta pasi që sipas tij ky projekt përfshin 35 projekte.
“Realisht kanë qenë disa aludime, disa analiza që s’kanë qenë të drejta sepse jo detyrimisht të gjithë pjesëmarrësit në komision duhet të jenë zyrtarë publik të komunës. Ka raste kur angazhohen edhe ekspertë të jashtëm një ndër ta ka qenë edhe një anëtarë i komisionit por megjithatë është sqaruar si çështje. Vlen të theksohet se Arkitekti i Kryeqytetit si shumë qëndron se është 12 milion euro por vetëm 1/3 e buxhetit që është shpenzuar i ka menaxhu 35 projekte. Pra, kemi projektin e “George Bush”, gjitha analizat dhe gjithë projektin nga Arkitekti i Kryeqytetit, nënkalimin “Agim Ramadani”, lidhjen e platos Arbëria me Pallatin e Rinisë, ja ka vlejte kjo shumë me idenë që këto projekte të mëdha të përfshihen aty”, tha ai.
Ai shtoi se projekti ka qenë në monitorimin e auditorit të përgjithshëm dhe sipas tij ka dalë se nuk ka diçka të parregullt.
“Gjithashtu te Arkitekti i Kryeqytetit është me rëndësi të theksohet se është bërë edhe monitorim edhe nga organet mbikëqyrëse siç është auditori i përgjithshëm edhe është analizuar e studiuar krejt kjo dosje dhe ka dalë që nuk ka ndonjë paqartësi apo parregullsi. Sigurisht që të tjerët mund ta dërgojnë edhe te organet e tjera kompetente siç janë prokuroria e kështu me radhë por deri në këtë pikë nuk ka diçka diskutuese apo kontestues për këtë”, tha ai.
Ky është viti i tretë i qeverisjes së Prishtinës nga Përparim Rama, i cili gjatë fushatës zgjedhore i pati mbi 206 premtime për një Prishtinë më ndryshe. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Gjesti 'harron' për një moment Eglin, argëtohet me vajzat e tjera të shtëpisë në dhomën e gjumit

Trump e quajti Zelenskyn diktator, reagon Scholz: Deklaratë e rrezikshme

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Livia përjeton atak paniku pas debatit me Vserlon, banorët reagojnë të shqetësuar dhe i vihen në ndihmë

Drenusha Latifi: Pas daljes nga Big Brother vajza ime nuk ka qenë mirë, e kam çuar edhe në psikologë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame