Katër muaj punojnë pa rroga. Shumica prej tyre janë punëtorë të higjienës komunale, inkasant në Ndërmarrjen Publike Komunale të Tetovës. Bëhet fjalë për rreth 200 punëtorë të operativës së kësaj ndërmarrje që janë me kontratë në vepër. Kjo, ka detyruar krerët e ndërmarrjes të kërkojnë ndihmë prej komunës së Tetovës, e cila është themeluese e ndërmarrjes.
Kjo ndërmarrje kërkon rreth 400 mijë euro nga komuna e Tetovës që të fillojë të shlyejë borxhet ndaj këtyre punëtorëve. Deri në këtë situatë ka ardhur si pasojë e mos pagesës së faturave nga ana e qytetarëve, pasi që sipas përfaqësuesve të kësaj ndërmarrje qytetarët e Tetovës gjithsej i kanë borxh mbi 9 milionë euro ndërmarrjes, kryesisht fatura të papaguara për mbeturina dhe ujin e pijshëm. Niveli i pagesës është në masën 25 për qind, që është pagesa më e ulët ndër vite, por arsyetimi ishte shkaku i pandemisë, që ka bërë gjithnjë të ulet përqindja e pagesave.
“Kërkojmë ndihmën e komunës sepse janë rritur çmimet naftës, çmimet e rrymës, kurse niveli i pagesës së qytetarëve është 25 për qind.Pra, nëse brenda muaji, harxhimet janë 22 milionë denarë, ne inkasojmë vetëm 18 milion denarë. Pra, gjatë funksionimit të ndërmarrjes në nivel mujor ne kemi humbje prej katër milionë denarë, kurse pikërisht ata punëtorë që mirëmbajnë higjienën publike, inkasantët e kështu me rradhë tashmë katër muaj janë pa rroga”, arsyetoi kërkesën Lulzim Shaqiri, përfaqësues i NPK-së.
Për këtë kërkesë, ishte thirrur një seancë e jashtëzakonshme e këshillit të komunës së Tetovës. Këshilltarët e opozitës kishin shumë pyetje rreth kësaj situate duke kërkuar sqarime të detajuara për gjendjen në këtë ndërmarrje, duke kërkuar listën e punëtorëve me kontratë në vepër, sepse kishin dyshime për keqpërdorime.
Kryetari i këshillit të komunës së Tetovës Besar Durmishi, duke përshkruar situatën në ndërmarrje tha se në sektorin e financave do të dorëzohet një listë me punëtorët që kanë mbetur pa rroga. Sipas tij, pritet që të në të ardhmen të punohet në atë drejtim që këta punëtorë që janë me kontrata në vepër të marrin vendime.
“Këshilli i komunës ka refuzuar më herët që të të jap vendime për 25 punëtorë të administratës, pasi që është kërkuar një sistematizim i ri dhe në të ardhmen edhe punëtorët e operativës të marrin vendime”, tha Durimishi, duke akuzuar udhëheqësinë paraprake të komunës që nuk ka zgjidhur këtë çështje. Pas shumë debateve, tensioneve dhe përplasjeve mes këshilltarëve, opozita vendosi që të lëshojë seancën duke kërkuar plan të detajuar financiar dhe mënyrën e pagesës.
“Ne kërkuam të jepet një raport i detajuar për fondet që kërkon kjo ndërmarrje nga arka e Komunës së Tetovës janë 35 milion denarë që kjo ndërmarrje i kërkon për gjoja paga të punëtorëve. Ne nuk jemi kundër pagave të punëtorëve por kërkojmë një raport më të detajuar, poashtu kërkojmë edhe listën e të punësuarve sepse për neve si opozitë është e rëndësishme që të gjithë të punësuarit të marrin rroga dhe jot ë mblidhen fonde për punëtorët me kontratë në vepër. Ne e dënojmë këtë akt dhe e lëshuam seancën, sepse nuk kishte raport të tillë”, tha Liridon Disha, këshilltar i Bashkimit Demokratik për Integrim.
Pavarësisht kësaj kërkese, shumica në këshill, respektivisht 12 këshilltarët e Lëvizjes Besa dhe katër të OBRM-PDUKM-së, miratuan kërkesën e Ndërmarrjes Publike Komunale Tetova-Tetova që të marrë ndihmë financiare prej 25 milion euro nga komuna. Pagesa nuk do të jetë e përnjëhershme por në vazhdimësi. Gjithsej, në këtë ndërmarrje ka 440 punëtorë, kurse prej tyre rreth 200 janë me kontrata në vepër. Gjatë kohës së pushimit të seancës së sotme, jozyrtarisht bëhet e ditur se ka pasur edhe tensione mes këshilltarëve të pozitës dhe opozitës.
Kreu i Komunës së Tetovës Bilall Kasami, ka paralajmëruar se në të ardhmen ndërmarrja do të ndahet në katër drejtori dhe njëra prej tyre do të jepet në menaxhim investitorëve të huaj përmes Partneritetit Publiko-Privat.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi
Kurti uron qytetarët për hapjen e degës së Bankës Ekonomike në Leposaviq, thotë se të punësuar janë tre serbë e dy shqiptarë
Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij
Gjobitet LDK me 20 mijë euro pasi një kandidate për deputete krahasoi Albin Kurtin me Adolf Hitlerin
"OCTOPUS": Festat Ortodokse në Kosovë – mjet për krijimin e tensioneve ndëretnike nga Serbia dhe Rusia
Dyshohen për falsifikim të dokumentit, çifti me fëmijë ndalohen në Aeroportin e Prishtinës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Situatë tejet e tensionuar mes Rozanës dhe Gertës në BBVA, G Bani hyn në mes që t'i ndajë
Kontrata e shekullit në futboll: Përveç milionave, Ronaldo po bëhet edhe bashkëpronar te Al Nassr
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime