Komuna e Tetovës nuk respekton vendimin e Qeverisë, vazhdojnë punimet për ndërtimin e stadiumit

“Edhe përkundër urdhëresës që Qeveria javë më parë i lëshoi komunës së Tetovës për ndërprerjen e punimeve tek stadiumi i qytetit në Tetovë, punimet, siç e shihni pas meje nuk janë ndërprerë për renovimin e stadiumit. Nga komuna e Tetovës thonë se ky vendim nuk vlen, dhe nuk do respektohet, ndërsa premtojnë se brenda tre vitesh, stadiumi do të jetë i rinovuar”, njofton Alsat.
Vendimin e saj për ndërprerjen e punimeve, Qeveria e arsyetoi me ndarjen e stadiumit në menaxhim të Ndërmarrjes për transport. Por ky arsyetim u hodh poshtë nga Komuna. Nga atje thonë se stadiumi nuk i jepet në pronësi ndërmarrjes por ndërtimi i stadiumit i kalon në menaxhim ndërmarrjes për Transport.
“Në kabinet ka arritur vendimi i Qeverisë për ndërprerjen e punimeve tek stadiumi i qytetit, por, pavarësisht vendimit ne nuk do ndalemi dhe do të vazhdojnë punimet për rindërtimin e stadiumit, sepse, nuk respektojmë vendime të kësaj Qeverie të korruptuar që është në ikje. Së pari punimet që kanë nisur, janë ndërmarrë me gjitha procedurat ligjore dhe është hapur ligjërisht tenderi, dhe gjithëçka shkon sipas rregullave dhe Ligjit, dhe për tre vite do përfundoj komplet rikonstruimi i stadiumit të qytetit”, deklaroi Besar Durmishi, Komuna e Tetovës.
Vendimi i Qeverisë në ikje i cili sot ka arritur në komunën e Tetovës, akuzon komunën se nuk ka të drejtë të jep në pronësi apo në menaxhim të përhershëm, pronën e shtetit.
“Qeveria në arritjen e konkluzioneve të mbledhjes ka marrë parasysh edhe dispozitat e Ligjit për Shfrytëzimin dhe Disponimin me Sendet në Pronë Shtetërore dhe me Sendet në Pronë Komunale, sipas së cilës kompetencë të lejojë shfrytëzim të përhershëm dhe të përcaktojë përfundimin e së drejtës së shfrytëzimit, ka vetëm Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, thuhet në vendimin e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut”, njoftojnë nga Qeveria.
Kërkuam prononcim edhe nga tifozët e klubit Tetovar Shkëndija, të cilët, edhe pse nuk deshën të dalin para kamerave, përmes telefonit deklaruan se askush nuk ka të drejtë të pengojë punimet për stadiumin e klubit Shkëndija. Punimet për ndërtimin e stadiumit të qytetit, kanë filluar një muaj më parë, ndërsa sipas paralajmërimeve, do zgjasin tre vite. Ky projekt komunës së Tetovës do t’i kushtojë 10 milion euro./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Aksioni kundër fajdesë në Prizren – prokuroria thotë se i dëmtuari ka dhënë kamata mujore prej 15 deri në 20 për qind

Kurti kujton Faik Rexhepin: Ishte një patriot që u bë simbol i ngjarjeve politike të Kosovës

Nuredin Dumani rrëfen vrasjen e vëllait të Talo Çelës: Makinën na i dha Vis Martinaj

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Policia me aksion kundër fajdes në Prizren, arreston dy persona - konfiskon para dhe automjete

Tara flet për dokumentin që po e kërkon: Kinse di për shumë krime që i ka bërë UÇK-ja e për vrasje të civilëve

Policia apelon për kujdes nga mashtrimi përmes SMS-ve

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania