LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Tetovës: Janë paguar të gjitha pagat e punonjësve të NPK “Tetova”

Komuna e Tetovës: Janë paguar të gjitha pagat e punonjësve të NPK “Tetova”

Komuna e Tetovës njofton se nga sot nuk ka asnjë borxh të pagave, të trashëguara, ndaj punonjësve të Ndërmarrjes Publike Komunale (NPK) Tetova-Tetovë.

“Të gjitha pagat e mbetura janë paguar në plotësi, duke përfshirë katër pagat e prapambetura që kishin mbetur nga periudhat e kaluara.

Ky veprim tregon qartë angazhimin e Komunës së Tetovës për dinjitetin dhe mirëqenien e çdo punonjësi të NPK-së, të cilët janë një pjesë e rëndësishme e strukturës sonë dhe punojnë çdo ditë për të siguruar shërbime cilësore për qytetarët. Komuna e Tetovës ka demonstruar një angazhim të palëkundur për të përmbushur detyrimet e saj ndaj të punësuarve dhe për t’u siguruar që ata të trajtohen me respekt dhe në përputhje me ligjin.


Për Komunën e Tetovës, punëtorët nuk janë thjesht një numër në statistika, por janë individë që përbëjnë shtyllën e çdo zhvillimi dhe progresi. Kjo është arsyeja pse, që nga fillimi, ka qenë prioritet për ne që të sigurojmë që çdo punëtor të marrë pagesën e tij në kohë dhe në përputhje me meritat e tij”, thuhet në njoftim./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
I dënuar me 21 vite burg në Itali, kapet në Tiranë pjesëtari i organizatës kriminale

I dënuar me 21 vite burg në Itali, kapet në Tiranë pjesëtari i organizatës kriminale

Lajme
Parashikimi i motit për fundjavë

Parashikimi i motit për fundjavë

Lajme
Kalo në kategori