LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Tetovës: Informacionet se Tetova ka marrë vetëm 1.3 milionë euro investime janë të pasakta

Komuna e Tetovës: Informacionet se Tetova ka marrë vetëm 1.3 milionë euro investime janë të pasakta

Komuna e Tetovës ka reaguar në lidhje me siç thonë, dezinformatat për atë se sa mjete kanë marrë nga Qeveria.

Nga Komuna thonë se deklaratat se Tetova ka përfituar vetëm 1.3 milion euro investime janë të pasakta dhe siç theksojnë, “synojnë të minimizojnë progresin e arritur deri tani”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Projekti i tubacionit furnizues për ujësjellësin e qytetit të Tetovës është një nga projektet më strategjike dhe të domosdoshme për qytetin tonë. Faza e parë e tij po realizohet me një investim prej 1.03 milion euro (që është projekt i financuar përmes kredisë nga Ministria e Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapsinor nga Banka Europiane për Ivestime), ndërsa faza e dytë ka një vlerë prej 1.07 milion euro. Ky projekt do të përmirësojë furnizimin me ujë dhe do të zgjidhë problemin shumëvjeçar të qytetit”.


“Rikonstruimi dhe zgjerimi i rrjetit primar të ujësjellësit në lagjen Jasht Vardarit, me një investim prej 247,942.72 euro, është një tjetër hap drejt përmirësimit të infrastrukturës së ujësjellësit në Tetovë. Rikonstruimi i Shkollës së Mesme Gjoce Stojcevski, një projekt i rëndësishëm për qytetin, ka një vlerë prej afërsisht 2.45 milion euro. Faza e parë e këtij projekti pritet të fillojë së shpejti dhe do të ketë një ndikim të madh në përmirësimin e kushteve të mësimit për nxënësit e Tetovës.
Në total, këto investime kapin vlerën prej 3.8 milion euro, duke tejkaluar ndjeshëm shifrën e raportuar prej 1.3 milion euro”.

“Komuna e Tetovës mbetet e përkushtuar në realizimin e këtyre projekteve të rëndësishme që do të sjellin përfitime konkrete për qytetarët tanë. Inkurajojmë të gjithë qytetarët të mos bien pre e dezinformatave dhe të vazhdojnë të mbështesin punën e përbashkët për ta bërë Tetovën një vend më të mirë për të jetuar”, thonë nga Komuna e Tetovës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Lajme
Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Lajme
Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Lajme
Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Lajme
Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Lajme
Kalo në kategori