LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Skenderajt përfituese e projektit për rindërtimin e zonave kadastrale

Komuna e Skenderajt përfituese e projektit për rindërtimin e zonave kadastrale

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari dhe drejtoresha për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë, Sandra Fazliu kanë pritur në takim ushtruesin e detyrës të Drejtorit Ekzekutiv të Agjencionit Kadastral të Kosovës, Avni Ahmetin ku është bërë e ditur se Komuna e Skenderajt është përfituese e projektit “Rindërtimi i zonave kadastrale”, i financuar nga buxheti i Kosovës.

Ky projekt ka të bëjë me rindërtimin e zonave kadastrale fillimisht në fshatërat Çirez, Baks, Dashec dhe Kostërc, ku qytetarët e këtyre fshatrave do të kenë mundësi të bëjnë identifikim, ndarje apo bashkim të parcelave ekzistuese të pronës krejtësisht falas.

Jashari dhe Ahmeti u pajtuan që në javën e parë të muajit dhjetor të fillojnë takimet informuese me qytetarë, për t’i njoftuar me përfitimet me realizimin e këtij projekti, por para se të nis ky proces, do të zhvillohet një fushatë informuese në gjithë komunën e Skenderajt, për rëndësinë e projektit të rindërtimit të zonave kadastrale.


Rindërtimi i zonave kadastrale, në rrethana tjera është i kushtueshëm, por me anë të këtij projekti ky shërbim bëhet pa pasur nevojë të paguhet. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Ekonomi
Bajrami drejtuar Qeverisë: Kujdes kur flisni për eksport dhe zhvillim ekonomik, sepse të dhënat zyrtare ju përgënjeshtrojnë keq

Bajrami drejtuar Qeverisë: Kujdes kur flisni për eksport dhe zhvillim ekonomik, sepse të dhënat zyrtare ju përgënjeshtrojnë keq

Ekonomi
Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Ekonomi
Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Botë
Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Ekonomi
Kjo është kafeneja më e mirë në botë

Kjo është kafeneja më e mirë në botë

Botë
Kalo në kategori