Komuna e Rahovecit ndan 253 bursa për nxënës dhe studentë
Komuna e Rahovecit ka ndarë gjithsej 253 bursa komunale për vitin aktual akademik dhe shkollor, për të mbështetur të rinjtë në rrugëtimin e tyre arsimor.
Sipas njoftimit zyrtar, 203 studentë të nivelit universitar dhe 50 nxënës të shkollave të mesme janë përfitues të kësaj mbështetjeje financiare.
Kontratat për ndarjen e bursave janë nënshkruar nga kryetari i Komunës, Smajl Latifi, në një ceremoni të organizuar në ambientet komunale.
Ky program synon të lehtësojë barrën financiare për familjet dhe të nxisë përkushtimin ndaj arsimit, si dhe të shpërblejë angazhimin e të rinjve me rezultate të mira shkollore.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























