Në kuadër të procesit të hartimit të Planit Zhvillimor Komunal (PZHK), të martën, është mbajtur punëtoria njëditore, e cila ka pasur për qëllim të përcaktojë prioritetet zhvillimore, të shqyrtojë sfidat si dhe të mbledhë kontributin e organizatave të ndryshme për zhvillimin e qëndrueshëm të Komunës së Prizrenit.

Në këtë punëtori janë shqyrtuar problemet e identifikuara nga hisedarë të ndryshëm, prioritetet strategjike për zhvillimin afatmesëm dhe afatgjatë si dhe nevojat dhe propozimet për investime kapitale të domosdoshme gjatë kësaj periudhe, marrë parasysh edhe ndikimin e tyre në zhvillimin e qëndrueshëm.


Këto të dhëna, sipas nënkryetarit Kujtim Gashi janë të domosdoshme për të siguruar një planifikim të duhur përmes Planit Zhvillimor Komunal, të bazuar në nevoja reale, prioritete strategjike dhe potencial zhvillimor, në përputhje me kornizën ligjore dhe standardet e planifikimit lokal, raporton Telegrafi.

Gjatë punëtorisë, është theksuar edhe rëndësia e bashkëpunimit midis hisedarëve për të kontribuar në hartimin e këtij dokumenti të planifikimit hapësinor. /Telegrafi/