LAJMI I FUNDIT:
Prizreni 6° cloudy

Komuna e Prizrenit anulon tenderin për përmirësimin e sistemit të faturimit të mbeturinave

Komuna e Prizrenit anulon tenderin për përmirësimin e sistemit të faturimit të mbeturinave

Komuna e Prizrenit ka anuluar aktivitetin e prokurimit për përmirësimin e sistemit të faturimit dhe të arkëtimit të shërbimeve të menaxhimit të mbeturinave.

Në njoftimin për anulim, bëhet e ditur se ky vendim është marrë pas hapjes së tenderëve.

“Një dispozitë në Ligjin e Prokurimit Publik kërkon anulimin e aktivitetit të prokurimit”, shkruan në njoftim, teksa më tej sqarohet se në këtë aktivitet të prokurimit nuk ka pasur operator ekonomik të përgjegjshëm, raporton Telegrafi.


Lidhur me këtë aktivitet të prokurimit, Organi Shqyrtues i Prokurimit muajin e shkuar ka marrë vendim për të hedhur poshtë si të palejuar ankesën e një operatori ekonomi, për shkak se i njëjti nuk ka parashtruar paraprakisht kërkesë për rishqyrtim në Komunën e Prizrenit.

Aktiviteti i prokurimit me titull “Përmirësimi i sistemit të faturimit dhe inkasimit të shërbimeve të menaxhimit të mbeturinave” ishte iniciuar në tetor të vitit të shkuar, dhe vlera e parashikuar për këto shërbime sipas atij njoftimi për kontratë ka qenë 300 mijë euro. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Drejtësi
Duda Balje: Nuk do ta pranoja kurrë fëmijën tim nëse do të ishte pjesë e komunitetit LGBT+, as femrat që bëjnë IVF pa partner s'i kuptoj

Duda Balje: Nuk do ta pranoja kurrë fëmijën tim nëse do të ishte pjesë e komunitetit LGBT+, as femrat që bëjnë IVF pa partner s'i kuptoj

Magazina
BE-ja po i ofron Ukrainës një marrëveshje për mineralet e ralla

BE-ja po i ofron Ukrainës një marrëveshje për mineralet e ralla

Evropa
Hakohen televizionet qeveritare në SHBA, në ekrane shfaqet video me Al ku shihet Trump duke ia puthur këmbët Musk

Hakohen televizionet qeveritare në SHBA, në ekrane shfaqet video me Al ku shihet Trump duke ia puthur këmbët Musk

Botë
Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Botë
Lojtari i Real Madridit nuk do të luajë më këtë sezon për klubin pas vendimit të Ancelottit

Lojtari i Real Madridit nuk do të luajë më këtë sezon për klubin pas vendimit të Ancelottit

La Liga
Kalo në kategori