LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Prishtinës: Tubimi në shkollë është mbajtur pas procesit mësimor

Komuna e Prishtinës: Tubimi në shkollë është mbajtur pas procesit mësimor

Komuna e Prishtinës ka hedhur poshtë çdo akuzë dhe insinuatë se po lejon keqpërdorimin e shkollave apo të nxënësve për interesa partiake.

“Duam ta sqarojmë  opinionin publik se Drejtoria e Arsimit e Komunës së Prishtinës ka dhënë leje për shfrytëzim të hapësirës në Shkollën ‘Faik Konica’ për tubim publik, në kërkesën e dërguar nga Lëvizja VETËVENDOSJE! Në këtë kontekst duam të theksojmë se shkollat si objekte shfrytëzohen për debate publike qoftë nga institucionet, qoftë nga subjektet politike, apo edhe nga subjekte të tjera, pa e penguar procesin mësimor, pra pas përfundimit të tij”.

“Për më tepër, ky tubim nuk është mbajtur me nxënësit e shkollës ‘Faik Konica’, por me nxënës të shkollave të mesme të kryeqytetit, të cilëve nuk iu është imponuar tubimi në shkollat e tyre gjatë procesit mësimor, por ata me vullnet të tyre kanë mund të zgjedhin se a do të marrin pjesë në tubim apo jo. Prandaj as që bëhet fjalë për shkelje të ligjit”, thuhet në reagimin e komunës.


“Dhe në fund, nxënësit e shkollave të mesme i përkasin grupmoshës nga 16-18 vjeç, moshë kjo për të cilën me Kushtetutën e Kosovës lejohet nxjerrja e dokumenteve personale të identifikimit dhe të udhëtimit, dhe  lejohet anëtarësimi në subjekte politike, së këndejmi edhe pjesëmarrja në debate publike, qofshin ato edhe politike”, thuhet në reagim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Drejtësi
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Kalo në kategori