Rreth 40 punëtorë teknikë të gjashtë shkollave të Komunës së Prishtinës, të cilët për shkak të mos pagesës për muajin shkurt, kanë hyrë në grevë, sot së bashku me kryetarin e Federatës Sindikale të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi u takuan me shefin i kabinetit të kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama dhe drejtoreshën e Arsimit në këtë komunë, Besiana Musmurati.
E pas këtij takimi si kryesindikalisti Azemi, ashtu edhe vetë punëtorët u shprehet të pakënaqur me atë që u ishte thënë nga zyrtarët komunal, shkruan kp.
Azemi tha se atyre iu tha se nuk kanë bazë ligjore për t’i paguar këta punëtorët të cilët ndonëse punuan nuk u paguan pasi operatorit i ka skaduar kontrata.
Ai bëri të ditur se nga Komuna e Prishtinës morën zotimin për kthim nën menaxhim të Komunës së Prishtinës, nga java ardhshme për 10 punëtorë që kanë qenë edhe më herët nën menaxhim të saj.
“Një takim që ne kemi pritur më shumë sesa që është ofruar realisht ata mbetën në pozicionet e tyre që nuk kanë mbështetje ligjore për pagesën e muajit shkurt dhe për muajin mars.
Aq shkuan më keq se të gjithë punëtorët të cilët janë vetëm të kompanisë dhe nuk kanë pasur ndonjë dokument zyrtar që janë të komunës kanë marrë një obligim, që ne po themi prapë nuk na kënaqi.
Kanë marrë një obligim që në moment që vjen operatori i ri a vjen pas 10 apo 2 javë dite do ta thërrasim pronarin ose operatorin e ri dhe të gjithë punëtorët që kanë qenë në këto vende të tyre të punës t’i kthejnë, përndryshe në javën e ardhshme të gjithë punëtorët që kanë qenë më herët dhe pastaj janë privatizuar ata do të kthehen direkt nën menaxhim të komunës së Prishtinës”, tha Azemi.
Ai shtoi po ashtu se tashmë komuna ka hapur tenderin me procedurë të përshpejtuar për operatorin e ri, por që këta punëtorë përsëri rrezikojnë të mbesin pa paga edhe për muajin mars.
“Për shkak të neglizhencës së procedurave të komunës së Prishtinës na kanë dëmtuar dhe ndoshta këto punëtorë mund të jenë 1 muaj eventualisht pa paga për të cilët ne sigurisht që nuk do të ofrojmë shërbime pa na paguar…
Pastaj punëtorët do të punojnë në kushte normale gjithherë me presionin tonë që edhe këta punëtorë të cilët do të mbesin nën kompani private t’i bartim nën menaxhim të komunës së Prishtinës”, tha ai.
Përfaqësuesi i punëtorëve sindikalë në shkollën ekonomike “Hoxhë Kadri Prishtina”, Feim Bislimi u shpreh i pakënaqur me atë që iu komunikua nga Komuna e Prishtinës.
Ai tha se kanë punuar një muaj dhe në fund nuk janë paguar, e kjo siç shprehet po ua rëndon gjendjen ekonomike, sidomos të atyre që kanë obligime financiare ndaj bankave.
“Nuk është të them as grevë por kjo u kanë një lloj pakënaqësie e punëtorëve që kanë punuar një muaj ditë pa paga për hir të nxënësve, profesorëve që mësimi të zhvillohet, në kushte normale megjithatë me takimin që e patëm nuk na ofruan thuajse asgjë hiç, ata thonë me një fjalë kompanisë i ka skaduar kontrata, baza ligjore që i paguan nuk kemi ditën e mirë….
.Për muajin shkurt ne nuk i kemi marrë hiç, tash na thanë ju që keni qenë për shembull në menaxhimin e komunës më herët që keni punuar për juve do të bëhet një zgjidhje, mirëpo për këta tjerët punëtorët nuk kemi bazë ligjorë, është e dhimbshme është e rëndë që të punohet për shembull të vjen të shpenzon pare aty e të mirëmban shkollën, gjithçka e në fund të shkon në shtëpi….Është e vështirë se të gjithë punëtorë kanë kreditë, bankat të thirrin të thonë pse nuk po i bëni pagesat”, tha Bislimi.
Edhe Idriz Makolli nuk e priti fare mirë atë që iu tha nga zyrtarët komunal në Prishtinë. Ai thotë se një muaj kanë punuar dhe nuk janë paguar e kjo po ua vështirëson mbijetesën.
“Në grevë që dy ditë faktikisht por kemi punuar që 1 muaj ditë pa pare kompanisë i ka dal kontrata, komuna po thotë nuk ka mundësi me i pagua këta punëtorë që kanë qenë nën menaxhim të kompanisë nuk ka mënyrë ligjore qysh me i pagua…Kjo është e vështirë e shumë e rëndë njerëzit me mbet pa punë janë 32 familje në përgjithësi krejt kanë kredi, fëmijë është shumë e rëndë“, tha Makolli.
KosovaPress ka tentuar të marrë përgjigje për këtë çështje edhe nga Komuna e Prishtinës, por ata nuk janë përgjigjur.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-13T181326.250-780x439.jpg)
Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba
![Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/231231231213231231-780x439-1.jpg)
Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë
![Nëna e Besim Krrabajt: Polici që ma vrau djalin më tha, mirë ia kena bo](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-13T203256.532-780x439.jpg)
Nëna e Besim Krrabajt: Polici që ma vrau djalin më tha, mirë ia kena bo
![Batusha i Vetëvendosjes: LVV-ja ose vetë në qeveri ose në opozitë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-13-215506-e1739481125833-780x439.png)
Batusha i Vetëvendosjes: LVV-ja ose vetë në qeveri ose në opozitë
![Bedri Hamza: Nëse partia e parë nuk krijon institucionet, duhet me marrë përgjegjësinë PDK-ja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/02/PDK-konference-Bedri-Hamza-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
Bedri Hamza: Nëse partia e parë nuk krijon institucionet, duhet me marrë përgjegjësinë PDK-ja
![Çka thuhet në vendimin e Speciales për kërkesat e Thaçit ndaj vizitorëve për dëshmitarët e Hagës?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2022/08/Hashim-Thaci-780x439.jpg)
Çka thuhet në vendimin e Speciales për kërkesat e Thaçit ndaj vizitorëve për dëshmitarët e Hagës?
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eggli-780x439.jpg)
Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-224005-780x439.png)
"Disa njerëz u vranë këtu, brenda zyrës sonë": Zelensky zbulon se si u përpoqën ta vrisnin në pallatin presidencial
![Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-213435-780x439.png)
Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?
![Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/FOTO-Ilustruse-780x439.jpg)
Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren
![Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/hyjukl-780x439.jpg)
Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje
![Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-12T183206.832-780x439.jpg)
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi