Komuna e Prishtinës përmes një reagimi publik thotë se të gjitha rrugët e kryeqytetit janë të qarkullueshme për trafik.
Siç njofton Komuna e Prishtinës për mirëmbajtjen dimërore të rrugëve të qytetit kanë kontraktuar 7 kompani, transmeton Telegrafi.
“Komuna e Prishtinës ju njofton se për mirëmbajtjen dimërore të rrugëve të qytetit i kemi të kontraktuara 7 kompani, të cilat janë të angazhuara në 7 loto ku përfshihen rrugët e qytetit dhe rrugët periferike, kurse për rrugët rurale janë të angazhuara 4 kompani në 4 loto. Kontratat janë nënshkruar me kohë dhe kanë filluar të zbatohen me datë 29 nëntor 2021. Menjëherë mbas nënshkrimit të kontratave i është dhënë urdhër të gjitha kompanive të bëjnë furnizimin me kripë dhe rërë ashtu siç i kanë të parapara me kontratë, me qëllim që për sezonin dimëror dhe në veçanti kur kemi reshje bore dhe kohë me ngrica”, thuhet në njoftim.
Tutje, në njoftim thuhet se, reshjet e borës kanë filluar në natën e të hënës dhe nga koha e fillimit të reshjeve të gjitha kompanitë i kanë pasur në teren me makinerinë e nevojshme.
“Po ashtu në mëngjesin e të hënës të gjitha rrugët i kemi pasur me të qarkullueshme. Mandej, dje ditë e hënë prapë kanë filluar reshjet e borës në orët e pasdites rreth orës 15:00, dhe kanë vazhduar deri në mes të natës. Kompanitë ashtu siç kanë qenë në punë gjatë ditës kanë vazhduar punën në teren pa ndërprerë, ku kanë qenë 27 automjete të borës të cilat largojnë borën dhe hedhin përzierjen e kripës dhe rërës.
Mirëpo, deri sa janë ndërprerë reshjet e borës, kemi pasur vështirësi në pastrimin e rrugëve pasi që reshjet janë përcjellë edhe me temperatura të ulta, për shkak se puna është bërë por prapë rrugët janë mbuluar nga bora. Pas ndërprerjes së reshjeve, kompanitë kanë vazhduar punën me intensitet dhe në mëngjes rrugët i kemi pasur të gatshme për qarkullim”, vijon reagimi.
Më tej, në njoftim thuhet se edhe sot kompanitë kanë vazhduar me intervenime.
“Edhe sot gjatë ditës puna nga kompanitë nuk është ndalur me intervenime në rrugët dytësore dhe periferike të qytetit, ku të gjitha janë inspektuar nga zyrtarët menaxherë të komunës gjegjësisht nga Drejtoria për Shërbime Publike. Tani në momentin kur po deklarojmë, rrugët janë të qarkullueshme për trafik. Vlen të theksohet se puna e kompanive në terren gjatë tërë kohës është mbikëqyr dhe është koordinuar nga zyrtarët e drejtorisë”, thuhet në komunikatë.
Komuna e Prishtinës thekson tutje se gjendja e rrugëve në përgjithësi është stabile dhe lehtë e qarkullueshme.
“Por duhet të cekim edhe një fakt: dihet se gjatë dimrit ngasësit duhet të jenë të përgatitur me goma dimri e jo krejt fajin ta gjuajnë te organet, mbasi edhe ngasja e veturave duhet të bëhet në kushte dimri me kujdes të shtuar dhe të përgatitur.
Edhe në rrugët rurale kanë punuar të katër kompanitë e kontraktuara pa ndërprerje dhe është arritur në kushte normale që gjendja e rrugëve të jetë e mirë dhe e qarkullueshme. Në rrugët rurale ka patur më shumë borë dhe erëra të cilat krijojnë pengesa (orteqe të vogla) në rrugë. Puna nga të gjitha kompanitë është duke vazhduar në terren për intervenime varësisht nga nevojat dhe kërkesat”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Zgjedhjet në Shqipëri, 42 mijë shtetasve nga diaspora u refuzohet aplikimi

Shala për grisjen e Kuranit në Prizren: Akt që duhet hetuar pa emocione nga organet e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës