Komuna e Prishtinës vazhdon të ketë telashe të mëdha me taksitë ilegalë, që operojnë nëpër rrugën e kryeqytetit, ndonëse vetëm vitin e kaluar ka iniciuar 1 mijë lëndë në gjykatë.
Taksistët me leje që operojnë në Prishtinë fajtor për këtë gjendje kaotike e lënë Komunën.
Januz Rusinovci, i cili punon si taksist qe afër 30 vite, thotë se Komuna e Prishtinës nuk po e menaxhon si duhet çështjen e taksistëve në kryeqytet.
Rusinovci i cili familjen e tij e mbanë nga të ardhura e punës si taksist, krahas pengesave të shumta që ka nga taksistët ilegal, telashe tjetër ka edhe vazhdimin e lejeve të punës çdo 6 muaj.
“Na pengojnë kapak po më së shumti i pengojnë autobusët që vijnë punojnë në vija edhe na pengon komuna që nuk menaxhon mirë me neve taksistët. Ka lëshua leje edhe pa vendbanime për shembull ju ka dhënë leje njerëzve të Fushë Kosovës, Obiliqit, Ferizajt, Vuçitërnës edhe masnej e ka ngarkue qytetin me taksistë me kompaninë që i ka 10 leje e i ka 30 kerre e ata kerkush nuk i kontrollon. Komuna na nxjerrë problem me vazhdimin e lejes çdo 6 muaj. Ata vetë i kanë investua në autobusë ama nuk i kontrollojnë tjerët si 50 centët e Fushë-Kosovës e Bregut të Diellit”, u shpreh Rusinovci.
Ky taksist shqetësim tjetër ka edhe mungesën e parkingut për taksitë që kanë licencë.
Për dallim nga Rusinovci, Emin Bobaj punon si taksi ilegal. Ai duke mos dashur të flas para kamerës për KosovaPress, ka thënë se këtë punë e bënë qe dy vjet, pasi që nuk ka zgjidhje tjetër për të mbajtur familjen e tij.
Ai thotë se në vitin 2016, ka bërë kërkesë në Komunën e Prishtinë për të marrë lejen e punës, por që kjo e fundit nuk ia ka dhënë licencën.
“Në vitin 2016 kam bërë kërkesë për me ma dhënë lejen e punës për taksi nuk ma kanë dhënë. Jam detyruar me dal me punu në të zezën për me mbajt familjen. Qe dy vite punoj Fushë-Kosovë-Prishtinë. Taksistët nuk bëjnë problem. Problem na bëjnë inspeksioni dy herë ma kanë marrë kerrin, kam paguar nga 60 euro. Një punë me ma gjetë komuna unë e ndërpres menjëherë, nuk dal ma”, ka thënë Bobaj.
Taksitë ilegal nuk po u shkaktojnë telashe vetëm taksistëve me licencë e linjave të autobusëve. Edhe inspeksioni i komunës së Prishtinës po ballafaqohet me personat të shumtë që punojnë si taksi ilegal e që vijnë kryesisht nga qytetet tjera të Kosovës.
Alban Ymeri, udhëheqës i sektorit të rendit komunal në Drejtorinë e Inspeksionit në Komunën e Prishtinës, u shpreh se nuk dihet numri i taksive ilegal që operojnë në kryeqytet, por që vetëm vitin e kaluar i kanë iniciuar rreth 1 mijë lëndë drejtë gjykatës.
Me qëllim të ndalimit të qarkullimit të këtyre taksive që nuk janë të pajisur me licencë pune, Ymeri tha se duhet një bashkërendim i aksioneve me Policinë e Kosovës dhe inspeksionet tjera komunale për të penguar punën e këtyre taksive.
“Nevojitet një bashkërendim i aksioneve të përbashkëta në mënyrë që të ulet ky numër i tyre, po ashtu kemi pengesa edhe nga gjykata për shkak se është numër i madh i këtyre lëndëve hedhen poshtë edhe përkundër inicimit të lëndës që bëhet nga inspeksioni”, u shpreh Ymeri.
E lidhur me problemin e parkingjeve për taksitë e licencuar, Ymeri thotë se janë duke u munduar të bëjnë zgjedhje.
“Me miratimin e rregullores së re parashihen edhe kritere teknike të pajisjes me leje për taksi , në kuadër të kësaj parashihet edhe hapësirat se ku do të bëhet vendosja e këtyre taksive me leje pune të cilat licencohen dhe sigurisht që do të shikohen mundësitë që brenda hapësirave të lejueshme të caktohet një numër i konsiderueshëm i vendqëndrimeve të këtyre taksive”, tha Ymeri.
Ndryshe, në komunën e Prishtinë me leje pune janë të regjistruara 700 persona të cilët operojnë si taksistë./kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Në 24-vjetorin e vrasjes, shpaloset portreti përkujtimor i Xhemail Mustafës në selinë e LDK-së
Kushovski: Transporti publik në Shkup është normalizuar, autobusët qarkullojnë rregullisht
Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim – përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person
McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Akuzohet për mbështetje të Shtetit Islamik, arrestohet shqiptari në New York
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Humb jetën një person në Rahovec, u godit nga një veturë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë