Komuna e Prishtinës ka shpenzuar 11,1 milionë euro përgjatë tremujorit të vitit 2018, apo 3.02% më shumë krahasuar me shpenzimet e realizuara gjatë së njëjtës periudhë të vitit paraprak, ndërkaq prej tyre 7.2 milionë euro janë shpenzuar për paga dhe mëditje. Kështu thuhet në raportin financiar buxhetor të Komunës së Prishtinës TM1-2018.
Sipas raportit, kjo rritje kryesisht është nxitur nga ekzekutimi më i lartë i shpenzimeve për kategori në mallra dhe shërbime, të cilat janë rritur me 38.54% krahasuar me vitin paraprak, pasuar nga një rritje në kategorinë e pagave, raporton InfoKomuna.
Shpenzimet për paga dhe mëditje shënuan vlerën prej 7,276,924.58 milionë euro gjatë këtij tremujori, duke arritur kështu normën e ekzekutimit në 24.03% krahasuar me vlerën e përgjithshme të buxhetuar për këtë kategori për këtë periudhë. Fatura e pagave gjatë periudhës raportuese paraqet një rritje prej 4.82% apo rreth 334,439.82 euro në shumë krahasuar me faturën e pagave në periudhën e njëjte të vitit 2017.
Shpenzimet në mallra dhe shërbime kanë përcjellë trendin e vitit të kaluar, duke shënuar një rritje prej 38.54% krahasuar me vitin 2017. Gjatë kësaj periudhe vlera e këtyre shpenzimeve ka arritur në 2,615,897.08 euro ,kjo shumë korrespondon me 19.47%të buxhetit për këtë kategori për periudhën janar–mars 2018.
Shpenzimet në subvencione dhe transfere nënkuptojnë transferet sociale dhe subvencionet, duke përfshirë edhe subvencionet në sektorin e bujqësisë. Këto shpenzime në total regjistruan shumën prej 112,798.96 euro, që paraqet një zvogëlim prej 32.64 % krahasuar me vitin 2017.
Shpenzimet kapitale janë ekzekutuar me një normë jo shumë të kënaqshme. Ato arritën vlerën prej 650,677.15 euro, që është 2.61% e planit gjatë kësaj periudhe të vrojtuar, të cilat kanë regjistruar zvogëlim prej: 685,158.62 euro krahasuar me shpenzimet në këtë kategori gjatë periudhës së njëjtë të vitit 2017. /InfoKomuna/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dogana konfiskon mbi tre mijë mbathje të falsifikuara me markën "Adidas"

Peci nënshkruan Udhëzimin Administrativ për pagesa direkte, më shumë se 30 mijë fermerë do të përfitojnë

Pas arrestimit të kryetarit të Stambollit, lira turke pëson goditje historike

Dyert e reja të kujdesit - Laboratori Elita Plus hap pikën e re në Ulpianë

Shijo pranverën e hershme në Grand Blue FAFA

Köln dhe Bremen, destinacionet e reja me çmime speciale nga PrishtinaTicket!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Veliu: Abdixhiku e shkeli statutin e partisë, "nuk ka qare pa tregu se çka ka me mua, rezultati është dështim"

Canaj: Më pengoi shumë, dëgjova se askush nga familja Jashari nuk ishte në varrimin e babait të Thaçit

Pse Izraeli e bombardoi sërish Gazën dhe çfarë do të ndodhë me armëpushimin?

Courtois është rikthyer te Belgjika, por situata ka dalë jashtë kontrollit: Portieri thotë se nuk e di çfarë flet Casteels

Raportimet e mediave aluduan për dikë tjetër, Xheneta zbulon vet të dashurin e saj të ri me një fotografi nga Dubai?

Real Madridi do ta shes Vinciusin, me një kusht – ka dy emra në listë për ta zëvendësuar brazilianin