LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Prishtinës ndan 400 mijë euro për fermerët

Komuna e Prishtinës ndan 400 mijë euro për fermerët

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti tha se sot kanë ndarë 400.000 euro për fermerët e Prishtinës për dëmet që janë shkaktuar nga të reshurat.

Ahmeti përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se sivjet fermerët e Prishtinës kanë pësuar humbje të mëdha nga të reshurat.

Ai tutje shtoi se kjo është hera e parë që komuna ndihmon me dëme, por siç tha ai kësaj radhe edhe për shkak të ekonomisë.


“Sivjet fermerët e Prishtinës kanë pësuar humbje të mëdha nga të reshurat.  Kur ja shtojmë kësaj edhe krizën ekonomike, atëherë gjendja është e vështirë. Krahas granteve të rregullta, sot ndajmë edhe 400,000 euro për fermerët e Prishtinës për dëmet nga reshjet.  Komisioni ka bërë vlerësimin qe disa muaj (në total 600,000) por kjo është mundësia jonë. Kjo është e para herë në shumë vite që Komuna ndihmon me dëme por kësaj radhe edhe për shkak të ekonomisë ishte e domosdoshme. Faleminderit Prishtinë”, ka shkruar Ahmeti në Facebook. /Telegrafi/