LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Prishtinës liron nga pagesa e transportit publik ushtarët e FSK-së

Komuna e Prishtinës liron nga pagesa e transportit publik ushtarët e FSK-së

Komuna e Prishtinës i ka liruar nga pagesa e transportit publik ushtarakët e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës nga sot nuk do të paguajnë biletë udhëtimi nëse udhëtojnë me autobusët që menaxhohen nga Trafiku Urban.

Kjo u bë e ditur pas një takimi që kanë pasur kryetari i Prishtinës, Përparim Rama me ministrin e FSK-së, Armend Mehaj.


“Me qëllim të mbështetjes së ushtarakëve të FSK-së dhe lehtësimit në funksionalitetin institucional të FSK-së, kryetari Rama nënshkroi sot vendimin për lirimin nga pagesa e ushtarakëve të FSK-së nga pagesa e udhëtimit me sistemin e transportit urban, që menaxhohet nga Komuna e Prishtinës”, shkruan ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Drejtësi
Hoxhaj: Qeveria Kurti ka lënë Kosovën në terr diplomatik, nën sanksione - nuk iu beson më askush

Hoxhaj: Qeveria Kurti ka lënë Kosovën në terr diplomatik, nën sanksione - nuk iu beson më askush

Politikë
Fitness qendra

Fitness qendra "Oxygen" në Tetovë, investimi mahnitës që hap dyert nga data 10 janar

Lajme
Kalo në kategori