Komuna e Prishtinës me aksion, nis lirimin e hapësirave publike
Komuna e Prishtinës ka ndërmarrë sot një veprim për lirimin e hapësirave publike.
Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj në një postim në Twitter, ka shkruar se ky është prioriteti i qeverisjes së tyre.
“Hapësirat publike po lirohen! Ky është prioritet i qeverisjes sonë”, ka shkruar Zogaj.
Ndërkaq në fotografitë e publikuara shihet teksa largohet nga oborri i kampusit universitar, një orë e vendosur nga disa kompani private e po ashtu një e tillë është larguar edhe në afërsi të objektit të Komunës së Prishtinës. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























