Site icon Telegrafi

Komuna e Podujevës nënshkruan memorandum mirëkuptimi me Lidhjen e Bizneseve të Kosovës

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi dhe kryetari i Lidhjes së Bizneseve të Kosovës, Besart Dreshaj, kanë nënshkruar memorandum mirëkuptimi.

Sipas një njoftimi nga komuna e Podujevës, palët do të shkëmbejnë përvojën dhe resurset e përbashkëta me qëllim të zhvillimit ekonomik të komunës.

“Bazuar në këtë memorandum, palët do të ndërtojnë lidhje të qëndrueshme në shkëmbimin e ekspertizës, përvojës dhe resurseve të përbashkëta në të mirë të zhvillimit ekonomik dhe turizmit të Komunës së Podujevës. Gjithashtu palët do të mbështesin projekte dhe do të ndërmarrin iniciativa të përbashkëta në fushat e parapara me këtë dokument”, thuhet në njoftim.

Tutje në njoftim thuhet se objektivat e bashkëpunimit janë promovimi i prodhimeve dhe shërbimeve vendore.

“Objektivat kryesore të bashkëpunimit përfshijnë promovimin e prodhimeve dhe shërbimeve vendore, lehtësimin e procedurave administrative për bizneset dhe përmirësimin e klimës së investimeve, avokimin e përbashkët për nisma ligjore që adresojnë sfidat e komunitetit të biznesit”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version