Komuna e Pejës, përkatësisht Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport ka organizuar ceremoninë zyrtare për shpalljen e sportistit të vitit 2023, në Komunën e Pejës.

Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën  e Pejës, Xhenet Syka i përshëndeti të pranishmit të cilëve, ju uroj mirëseardhje në ngjarjen më kulminante sportive, ku do të prezantohen sukseset e shumta të sportistëve tanë.


Sportisti më i mirë i vitit është zgjedhur xhudisti Akil Gjakova, ndërsa sportistja më e mirë Distria Krasniqi.

Përveç tyre, u nderuan edhe sportistët në perspektiv, si dhe klubnet më të mira dhe u ndanë edhe çmime tjera.

SPORTISTËT E NOMINUAR PËR VITIN 2023:

- POST - MORTEM - FETAH MUSA

Për angazhim jetësor në zhvillimin e sportit, kulturës, arsimit, bjeshkatarisë dhe turizmit të qëndrueshëm në Komunën e Pejës.

- PUNËTORI SPORTIV - HAMZA GJUKA

Trajner i KHF "Besa" për zhvillimin dhe aktivizimin e klubit të hendbollit të vajzave në Pejë dhe masovizimin e sportit në konkurrencën e vajzave.

- REFERI I DALLUAR - FATMIR SALIHAJ

Klubi i xhudos "Ippon"- Refer kombëtar dhe ndërkombëtar i certifikuar nga Federata Evropiane e Xhudos.

- REFERE E DALLUAR - ADEA BERISHA

Klubi i boksit "AP Peja" e vetmja refere ndërkombëtare e boksit në Kosovë.

- REFERI I VITIT - ALI VOKSHI

Karate, refer i licencuar botëror në KATA dhe KUMITE. Referoi në Kampionatin Evropian Qipro. Premierë League Rabat, Young Legue Poreq etj.

KLUBET E DALLUARA:

- KLUBI I BASKETBOLLIT - "PEJA"

Për sukseset dhe rezultatet në garat kombëtare dhe ndërkombëtare.

Kampion i Kosovës në vitin 2023.

- KLUBI I HENDBOLLIT "BESA FAMGAS"

Kampion i Kosovës dhe fitues i Superkupës së Kosovës.

- KLUBI I VOLEJBOLLIT "PEJA"

Kampion i Kosovës dhe fitues i Superkupës së Kosovës.

- KLUBI I VITIT - KLUBI I XHUDOS "IPPON"

Për sukseset dhe rezultatet ekipore dhe individuale në garat kombëtare dhe ndërkombëtare të xhudos.

- TRAJNERI I VITIT - DRITON KUKA

Është trajneri më i suksesshëm shqiptar në botë. Me klubin e xhudos "Ippon" ka nxjerr kampion olimpik, kampionë botërorë e evropianë, medaliste të arta olimpike duke arritur në majat e suksesit botëror.

Kryemjeshtri i sportit shqiptar dhe jo vetëm!

driton kuka

SPORTISTËT MË ME PERSPEKTIVË:

- ADIS SHABOTIÇ

Klubi i atletikës "Envernele"

Fitues i shtatë medaljeve në atletikë në 400 m, 800 m, 1500 m dhe stafetë 4 x 100 m.

- ANIL VOKSHI

Klubi i karatesë "Peja", fitues i medaljeve kombëtare dhe ndërkombëtare në karate.

- AJAN SELIMAJ

Klubi i tenisit "Peja", talent premtues me perspektivë në të ardhmen.

- ARI KRASNIQI

Klubi i boksit "AP PEJA".

Kampion i Kosovës në U - 16.

- ARMIN BADEMOVIQ

Klubi i karatesë "Arena".

Fitues i medaljeve kombëtare në karate.

- BLIN KUKA

Klubi i xhudos "Ippon".

Talent premtues me perspektivë në të ardhmen.

- DONIKA DEMAJ

Klubi i pingpongut "Peja".

Talente premtuese me perspektivë në të  ardhmen.

- GRISELA KELMENDI

Klubi i volejbollit "Peja".

Talente premtuese me perspektivë në të ardhmen.

- ELOD GRUDA

Klubi i futbollit "Olti".

Talent premtues me perspektivë në të ardhmen.

- JON BLAKAJ

Shkolla e basketbollit "Pressing".

Talent premtues me perspektivë në të ardhmen.

komuna e pejes 1

- JONA KRASNIQI

Klubi i volejbollit "Suti Sport".

Talente premtuese me perspektivë në të ardhmen.

- KLARA SEFAJ

Klubi i skitarisë "Borea".

Talente premtuese, me perspektivë në të ardhmen.

- LENA GOQAJ

Klubi i basketbollit "Penza".

Talente premtuese, me perspektivë në të ardhmen.

- LEKË PRELVUKAJ

Klubi i volejbollit "Peja".

Talent premtues, me perspektivë në të ardhmen.

- OLTA VISHAJ

Klubi i pingpongut "Besa".

Talente premtuese, me perspektivë në të ardhmen.

- OLSI MULAJ

Klubi i hendbollit "Besa Famgas".

Talent premtues, me perspektivë në të ardhmen.

-SIDORELA DODAJ

Klubi i xhudos "Ippon".

Talente premtuese me perspektivë në të ardhmen.

- ELSA SHALA

Klubi i basketbollit "Peja".

Talente premtuese me perspektivë në të ardhmen.

SPORTISTËT E DALLUAR:

- Aja BROQI

Klubi i tenisit "Peja".

Kampione e Kosovës, në konkurrencën individuale dhe ekipore. Anëtare e Përfaqësueses së Kosovës.

- ARBI PUPOVCI

Klubi i skitarisë "Alpi".

Kampion i Kosovës, fitues i normës olimpike në kategorinë Sllallom.

- ARIAN QALLAKU

Klubi i basketbollit "Peja".

Për kontributin e dhënë në fitimin e titullit të kampionit. Anëtar i Përfaqësueses së Kosovës.

- ARBIOS MUSHKOLAJ

Klubi i hendbollit "Besa Famgas".

Golashënuesi më i mirë në Superligën e Kosovës dhe reprezentues në Përfaqësuesen e Kosovës.

- ELTON IDRIZAJ

Klubi i futbollit "Rilindja 1974".

Për kontributin e dhënë në rezultatet e arritura nga klubi i futbollit "Rilindja 1974".

- GRESA BAKRAQI

Klubi i atletikës "Besa".

Kampione e Kosovës në atletikë, fituese e shumë garave ndërkombëtare.

- KALTRIM BERISHA

Klubi i volejbollit "Peja".

Për sukseset e arritura me klubin në garat vendore.

- VANESA BOJKU

Klubi i basketbollit "Penza".

Për sukseset e arritura me klubin në garat vendore dhe ndërkombëtare, po ashtu është zgjedhur në 5-shën më të mirë të Kosovës në basketboll.

- NORA GJAKOVA

Klubi i xhudos "Ippon".

Vendi i tretë në Kampionatin Evropian.

- LAURA FAZLIU

Klubi i xhudos "Ippon".

Vendi i tretë në Kampionatin Evropian.

- LORIANA KUKA

Klubi i xhudos "Ippon".

Kampione ballkanike në xhudo.

- FATJONA KASAPI

Klubi i xhudos "Ippon".

Medaliste evropiane dhe kampione ballkanike.

- FLAKA LOXHA

Klubi i xhudos "Ippon".

Kampione ballkanike në xhudo.

- DARDAN CENA

Klubi i xhudos "Ippon".

Vendi i tretë në evropian.

- DION SHARAPOLLI

Klubi i xhudos "Ippon".

Kampion ballkanik në xhudo.

- SHPAT ZEKA

Klubi i xhudos "Ippon". Kampion ballkanik në xhudo.

SPORTIST I DALLUAR NË DIASPORË:

- DIELLI VRANOCI

Boksier profesionist. Sportist, i cili promovon qytetin e Pejës në diasporë.

SPORTISTJA E VITIT 2023 - DISTRIA KRASNIQI

Klubi i xhudos "Ippon". Nënkampione evropiane. Xhudistja, e cila e përfundoj vitin në vendin e parë në kategorinë 52 kg në ranglistën e IJF.

SPORTISTI I VITIT 2023 - AKIL GJAKOVA

Klubi i xhudos "Ippon". Kampion evropian në xhudo, Prishtina 2023.

akili distria

/Telegrafi/
telegrafi sport app