LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Pejës nis festimet për përvjetorin e 25-të të Ditës së Çlirimit

Komuna e Pejës nis festimet për përvjetorin e 25-të të Ditës së Çlirimit

Komuna e Pejës ka nisur festimet për përvjetorin e 25-të të Ditës së Çlirimit.

Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri thotë se përvjetori i Ditës së Çlirimit të Pejës do të shënohet me disa aktivitete, transmeton Telegrafi.

“Me një seri aktivitetesh që do të zgjasin gjatë gjithë javës së ardhshme, si dhe gjatë muajit qershor. Ky përvjetor i rëndësishëm shënohet me një program të larmishëm kulturor dhe artistik, ku janë të ftuar të gjithë qytetarët për të marrë pjesë dhe për të kremtuar këtë ngjarje historike”, shkruan Muhaxheri në profilin e tij në Facebook.

Muhaxheri gjithashtu ka publikuar edhe agjendën e aktiviteteve./Telegrafi/