LAJMI I FUNDIT:

As komuna e Mitrovicës së Veriut nuk e di datën e hapjes së Urës së Ibrit

As komuna e Mitrovicës së Veriut nuk e di datën e hapjes së Urës së Ibrit

Ura mbi lumin Ibër në Mitrovicë, pos ushtarëve të KFOR-it, të shtunën është patrulluar edhe nga pjesëtarë të EULEX-it.

Ata janë parë duke qëndruar kah ana e veriut, përtej pengesave të betonit që bllokojnë qarkullimin e automjeteve.

Kurse në anën e jugut, përgatitjet për hapjen e urës kanë përfunduar. Por ajo që nuk dihet akoma është data e hapjes së saj.


Këtë informatë nuk e ka as komuna e Mitrovicës së Veriut, kuvendi i së cilës muaj më parë mori vendimin për hapjen e urës.

Serwer: Çështja tashmë është se cila është më e rëndësishme për Kosovën - hapja e Urës së Ibrit apo marrëdhënia me aleatët
Lexo po ashtu Serwer: Çështja tashmë është se cila është më e rëndësishme për Kosovën - hapja e Urës së Ibrit apo marrëdhënia me aleatët

“Definitivisht jo, gati është bërë një vit kur e kemi kryer atë obligim kushtetues, qytetar dhe për qytetin si shenjë dhe i kemi paraprirë disa proceseve”, ka thënë Skender Sadiku – Zv.kryesues i KK në Mitrovicën Veriore.

Javën e kaluar përfunduan inspektimet e kësaj ure për të parë stabilitetin e saj, dhe rezultatet preliminare të publikuara nga Ministria e Infrastrukturës, tregojnë se ura është është funksionale.

Vuçiq thotë se KFOR-i i ka premtuar se nuk do të lejojë të hapet njëanshëm ura e Ibrit
Lexo po ashtu Vuçiq thotë se KFOR-i i ka premtuar se nuk do të lejojë të hapet njëanshëm ura e Ibrit

Por hapjen e urës po e kundërshtojnë ashpër shtetet e QUINT-it dhe BE-ja. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë thënë se ka rrezik për kërcënim të sigurisë, derisa Brukseli kërkon që për hapjen e urës Kosova të diskutoj me Serbinë në kuadër të dialogu. /RTV Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Presidentja e ashpër me Qeverinë: E refuzuan heqjen e taksës ndaj Amerikës, Serbisë ia mbajmë taksën zero

Presidentja e ashpër me Qeverinë: E refuzuan heqjen e taksës ndaj Amerikës, Serbisë ia mbajmë taksën zero

Lajme
Media greke artikull për Shqipërinë: 48 orë në Tiranë, gjërat në

Media greke artikull për Shqipërinë: 48 orë në Tiranë, gjërat në "kryeqytetin e Ballkanit" kanë ndryshuar

Lajme
Shpërthen zjarri në afërsi të Muzeut të Kosovës

Shpërthen zjarri në afërsi të Muzeut të Kosovës

Lajme
“Nuk i paska pi tabletat”-  zyrtari i Nismës i reagon Ramabajës pasi tha se të hënën zyrtarizohet koalicioni me LVV-në

“Nuk i paska pi tabletat”- zyrtari i Nismës i reagon Ramabajës pasi tha se të hënën zyrtarizohet koalicioni me LVV-në

Politikë
Rrëfimi i ish-diplomates: Si një shishe verë nga Rahoveci shkaktoi “përplasje diplomatike” mes Japonisë dhe Rusisë në Këshillin e Sigurimit

Rrëfimi i ish-diplomates: Si një shishe verë nga Rahoveci shkaktoi “përplasje diplomatike” mes Japonisë dhe Rusisë në Këshillin e Sigurimit

Lajme
Si po armatoset Shqipëria

Si po armatoset Shqipëria "deri në dhëmb"? Ministri Hasani zbulon detajet

Lajme
Kalo në kategori