Të hyrat vetanake të komunave të Kosovës në nëntëmujorin e parë të vitit 2018 kanë shënuar një rritje prej 3 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2017, ndërsa të hyrat vetanake jo-tatimore kanë pësuar rënie prej 1 për qind.
Në raportin nëntëmujor të buxhetit prezantuar nga Ministria e Financave, të hyrat nga Tatimi në Pronë në këtë periudhë ishin 18.14 milionë euro, krahasuar me 17.66 milionë euro që ishte në vitin 2017 apo 2.49 milionë euro më pak se në vitin 2016.
Për sa i përket grumbullimit të kësaj takse, Mamusha është komuna që ka realizuar më shumë planin për grumbullimin e kësaj të hyre, ndërsa Komuna e Dragashit është e fundit.
“Për sa i përket planit të realizmit të të hyrave nga Tatimi në Pronë, Komuna e Mamushës ka realizuar planin prej 64 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, ndërsa më së paku që ka realizuar planin është Komuna e Dragashit me minus 22 për qind”, thuhet në raportin e Ministrisë së Financave, shkruan Telegrafi.
Janë gjashtë komuna të Kosovës të cilat grumbullojnë miliona euro të hyra nga kjo taksë.
Për nëntë muaj, Komuna e Prishtinës grumbulloi 5.42 milionë euro, pastaj Komuna e Prizrenit me 1.62 milionë euro, Komuna e Ferizajt me 1.32 milionë euro dhe komunat e Gjilanit, Gjakovës, Pejës grumbulluan total 3.22 milionë euro.
Në anën tjetër, komunat më të vogla të cilat grumbulluan më pak të hyra nga taksa e pronës janë Komuna e Ranillugut dhe Mamushës me 20 mijë euro, Junikut me 40 mijë euro, Kllokotit dhe Novobërdës me 50 mijë euro dhe Hanit Elezit dhe Shtimes me 100 mijë euro, kurse janë 21 komuna që kanë të hyra më pak se një milion euro.
Ministria e Financave tha se taksat komunale kanë pësuar rënie prej 15 për qind, gjithashtu të hyrat nga gjobat, dënimet dhe konfiskimet shënuan rënie prej 12 për qind.
“Të hyrat tatimore, përkatësisht Tatimi në Pronë, gjatë periudhës nëntëmujore të vitit 2018 ishin 18.14 milionë euro, apo me një rritje prej 3 për qind. Në periudhën e njëjtë të vitit paraprak, këto të hyra ishin 17.66 milionë euro, kurse në vitin 2016 për nëntë muaj nga Tatimi në Pronë u grumbulluan 20.63 milionë euro”, thuhet në raport.
Pjesa dërmuese e komunave të Kosovës të paraqitura në këtë raport të ministrisë, patën rënie të grumbullimit të të hyrave nga Taksa e Pronës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Trandevue ngre lart emrin e Kosovës: Fiton çmimin e madh Evropian

Fifi dhe Active Baby Diapers - Zgjidhja perfekte për nënat perfekte

Rektori i UBT-së prezantoi modelin “UBT Smart City” në Universitetin e Cambridge

Relaksohu dhe përjeto Ramazanin në Grand Blue FAFA Resort!

Posta Gjermane shkurton 8.000 vende pune

Pranvera e karrierës fillon me Telegrafi Jobs!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa