LAJMI I FUNDIT:
Prishtina 6° clearsky_day

Komuna e Lipjanit asfalton rrugë në pronë private, qytetari e kufizon pronën personale  

Komuna e Lipjanit asfalton rrugë në pronë private, qytetari e kufizon pronën personale  

Komuna e Lipjanit pa i bërë matjet e nevojshme gjeodezike kishte asfaltuar rrugë e rrugica në fshatin Medvc, por në një rast pronari i një parcele e kishte kufizuar pronën personale duke u bazuar në matjet gjeodezike.  Një pjesë e parcelës së tij përfshinte edhe pjesën e rrugës me asfalt. Ai kishte vendosur pengesa mbi rrugë për ta kufizuar pronën personale të cilën kohë më parë e kishte blerë nga një banor i këtij fshati.

Telegrafi ka kontaktuar me banorët e lagjes “Llugiqi”, lidhur me këtë çështje.

Bashkim Llugiqi, banor në këtë lagje, ka thënë për Telegrafin se kjo pronë në të kaluarën ka qenë e familjes së tyre, por atë e ka blerë një person më i largët.


Sipas tij, asfaltimi i kësaj rruge është bërë mbi rrugën ekzistuese, por që nuk e kanë ditur se ajo pjesë mund të jetë private.

“Ajo rrugë ka qenë e përbashkët e familjes sonë dhe komuna e ka asfaltuar më herët. Djali i axhës e ka shitur atë dhe kur janë bërë matjet me kadastër ka dalë që ajo është në pronë të tij. Ne si familje nuk e kemi bllokuar rrugën. Aty ka qenë rrugë e më hershme dhe komuna e ka asfaltuar ashtu sic ka qenë rruga ekzistuese.  Ne si familje kemi bërë zgjidhje dhe kemi bërë matjet , kemi bërë kërkesa që të rregullohet rruga në komunë afër rrugës ekzistuese”, ka thënë shkurt Llugiqi.

Telegrafi ka provuar të kontaktojë edhe me blerësin e ri të kësaj prone, por nuk ka qenë i qasshëm.

Në anën tjetër deri në momentin e raportimit, Telegrafi nuk ka pranuar përgjigje nga Komuna e Lipjanit lidhur me këtë çështje. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shefja e Misionit të BE-së: Deklaratat e Grenell ishin ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative

Shefja e Misionit të BE-së: Deklaratat e Grenell ishin ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Pse qytetarët po heqin dorë nga shtetësia e Kosovës?

Pse qytetarët po heqin dorë nga shtetësia e Kosovës?

Lajme
Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Ndërkombëtare
Kalo në kategori