28 mijë euro i ka kushtuar vetura luksoze Komunës së Kllokotit. E njëjta është blerë me kërkesë të kryetarit, mirëpo zyrtarisht thuhet se do të shfrytëzojnë të gjithë punëtorët e Komunës për udhëtime të “largëta” nëpër Kosovë.
Komuna e Kllokotit e ka blerë një veturë 27 mijë e 890 euro me kërkesë të kryetarit të Komunës. Blerja e veturës është bërë me vetëm një ofertë të përgjegjshme duke u thirrur në plotësim-ndryshimin e ligjit të Prokurimit. Për më tepër, blerja e kësaj veture nuk kishte qenë fare në paraparë në planin e komunës për prokurim.
Procesi i prokurimit është iniciuar në muajin gusht të 2016. Menaxheri i Prokurimit në Komunën e Kllokotit, Dejan Todoroviq, për KALLXO.com thotë se blerja e kësaj veture është bërë me kërkesën e kryetarit të Komunës.
“Si menaxher i prokurimit kam pranuar kërkesë nga kryetari i komunës dhe drejtori i administratës për furnizim me një veturë luksoze për nevojat e të gjithë punëtorëve të Komunës së Kllokotit gjatë udhëtimeve të gjata për vizita në qytete tjera-komuna, gjithçka me qëllimin e vendosjes së bashkëpunimit, koordinimin e punës së shërbimeve komunale dhe këmbimin e përvojave. Për këtë blerje janë siguruar 28 mijë euro”, tha Todoroviq.
Todoroviq më tej tha se blerja e veturës nuk ka qenë në planin e Komunës, por me lejen e AQP-së është vazhduar tutje me këtë aktivitet të prokurimit.
“Të gjitha këto informata i kam vendosur në Dokumentin Standard B04-Deklaratën e Nevojave dhe Përcaktimit të Disponueshmërisë së Fondeve të cilën e kam dërguar në Agjencinë Qendrore të Prokurimit, ku e kam marrë lejen për nisje të procedurave pasi kjo blerje nuk ishte në planin e komunës sonë”, sqaroi ai.
Tetë operatorë e kanë kërkuar dosjen e tenderit. Zëdhënësi i Komunës thotë se kanë pranuar pyetje sqaruese nga operatorët, në të cilat janë përgjigjur brenda afateve ligjore. Në fund, ata e kanë pranuar vetëm një ofertë prej 27 mijë e 800 euro, nga operatori ekonomik “Autotrade’’, nga Prishtina. Njoftimi për dhënie të kontratës është publikuar në KRPP për blerjen e veturës Toyota Avenisis.
“Ky operator ekonomik ofertoi me automobilin e markës Toyota Avensis 2.0D-4D Style, i cili iu përshtat specifikimeve teknike të cilat i kërkuan në aneksin I të dokumentit të tenderit. Automobili u porosit nga ana e operatorit ekonomik në afatin e përcaktuar, është paguar me rregull, është regjistruar dhe shërben për atë për të cilën është paraparë”, tha ai.
Komisionin Rregullativ për Prokurim Publik (KRPP) thotë se me ligjin e ri të prokurimit lejohet të vazhdohet edhe me një ofertë të përgjegjshme.
“Me ligjin e ri, një ofertë e përgjegjshme shkon, të gjitha vlera ecin”, tha ai.
KRPP-ja ka thënë se çështja e administrimit të Procedurave të prokurimit si dhe sigurimin e çmimin real të tregut është përgjegjësi e Autoriteteve Kontraktuese.
Todoroviq për Kallxo.com thotë se procesi ka qenë transparent, është respektuar ligji dhe procedurat gjatë blerjes së kësaj veture.
“Mundem në mënyrë të përgjegjshme të deklaroj që janë respektuar të gjitha procedurat gjatë blerjes, si dhe Ligjin për Prokurimin Publik. I gjithë procesi i blerjes është zhvilluar në mënyrë transparente, të cilën gjë edhe vetë e keni parë në ueb-faqen e KRPP-së”, tha ai
Me ligjin e vjetër të Prokurimit Publik, nëse gjatë zbatimit të procedurave të prokurimit pranohen më pak se dy oferta të përgjegjshme, ose kur është e zbatueshme kërkesa për pjesëmarrje, autoriteti duhej ta anulonte atë aktivitet të prokurimit. /Kallxo.com /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump ‘bëhet pishman’: Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

Ministri amerikan fton në takim zyrtarët kanadezë – kryeministri i Ontarios pezullon përkohësisht tarifën shtesë

73 milionë euro fondi i pagave të Grupit BALFIN, rritet ndjeshëm kontributi për punonjësit dhe shtetin

Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

Parfois tani me koncept të ri në Central Park

Roli i hidratimit të organizmit gjatë muajit të Ramazanit me filtrin e ujit Camelot!

Bankat në Kosovë me fitime rekorde gjatë 2024-së, të dhëna përgjatë disa viteve

Zbuloni rrezet e kursimeve - Konsultime FALAS për panelet solare me Muqa Solar!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët