Komuna e Junikut fton qytetarët që të marrin pjesë në dëgjimin e parë buxhetor për vitin 2026/2028

Komuna e Junikut ka njoftuar qytetarët për mbajtjen e dëgjimit të parë buxhetor për Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) për periudhën 2026–2028. Ky dëgjim do të mbahet më 12 qershor 2025, në Sallën e Kuvendit Komunal, duke filluar nga ora 11:00.
Ky aktivitet është pjesë e angazhimit për përfshirjen e qytetarëve në proceset vendimmarrëse dhe planifikimin buxhetor.
Qytetarët ftohen të marrin pjesë dhe të japin kontributin e tyre përmes komenteve dhe sugjerimeve që ndihmojnë në hartimin e buxhetit për vitin 2026.
Sipas njoftimit zyrtar, konsultimi publik për këtë dokument do të jetë i hapur nga data 12 qershor 2025 deri më 26 qershor 2025, ndërsa një takim publik me qytetarët është paraparë të mbahet më 12 qershor 2024, Sallën e Kuvendot Komunal të Komunës së Junikut.









































