LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Gjilanit dhe Save the Children, mbështesin nxënësit me materiale didaktike, lodra dhe pajisje

Komuna e Gjilanit dhe Save the Children, mbështesin nxënësit me materiale didaktike, lodra dhe pajisje

Komuna e Gjilanit në bashkëpunim me Save the Children kanë bërë shpërndarjen e pakove me materiale didaktike, lodra edukative dhe pajisjeve higjienike për fëmijët me nevoja të veçanta në dy shkolla në Gjilan.

Drejtori i Arsimit në Gjilan, Nazim Gagica, ka thënë se Save the Children është partner i vazhdueshëm i Gjilanit dhe gjithnjë ka në qendër nxënësit dhe kushtet më të mirë për ta.

“Sot së bashku me Save the Children ne kemi shpërndarë pakot me material didaktike, lodra dhe pajisje të ndryshme për fëmijë në shkollën “Mulla Idriz Gjilani” dhe “Nazmi Hoxha”. Kjo është mbështetje për arsimin në përgjithësi, për nxënësit dhe mësimdhënësit e posaqërisht në këtë rast kur i gjithë ky donacion është i dedikuar për fëmijët dhe gjithëpërfshirjen e fëmijëve me aftësi të kufizuar”, ka thënë drejtori Gagica.


Drejtori i Arsimit në këtë ngjarje ka falënderuar edhe kryetari e Komunës, Lutfi Haziri, i cili në ka dhënë mbështetjen e vazhdueshme në sektorin e arsimit në përgjithësi e veçanërisht në kapacitete profesionale dhe ngritje të cilësisë në arsim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Haradinaj reagon ndaj vendimit të OVL-UÇK-së: Dita e Pavarësisë nuk i takon vetëm veteranëve

Haradinaj reagon ndaj vendimit të OVL-UÇK-së: Dita e Pavarësisë nuk i takon vetëm veteranëve

Lajme
Përfundon numërimi i votave për deputetë në pesë komuna, vazhdon në 29 të tjera

Përfundon numërimi i votave për deputetë në pesë komuna, vazhdon në 29 të tjera

Politikë
Reagon ish-kryetarja e Kushtetueses,Caka: Nuk kam diskutuar me askënd për ndonjë funksion politik

Reagon ish-kryetarja e Kushtetueses,Caka: Nuk kam diskutuar me askënd për ndonjë funksion politik

Politikë
Ambasada e Kosovës në Austri me një njoftim të rëndësishëm për konvertimin e patentë shoferëve

Ambasada e Kosovës në Austri me një njoftim të rëndësishëm për konvertimin e patentë shoferëve

Lajme
Bekim Jashari i reagon OVL-UÇK-së: Ka mijëra arsye për të festuar lirinë dhe pavarësinë, bojkoti nuk ndryshon rrjedhën e historisë

Bekim Jashari i reagon OVL-UÇK-së: Ka mijëra arsye për të festuar lirinë dhe pavarësinë, bojkoti nuk ndryshon rrjedhën e historisë

Lajme
Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Lajme
Kalo në kategori