Komuna e Fushë Kosovës nuk ka paguar mësimdhënësit të cilët i ka angazhuar që të mbajnë orë shtesë. Obligimet për ta janë 15,537 euro. Po ashtu, nuk janë paguar edhe zyrtarët e komunës të pensionuar, të cilëve iu takon paga përcjellëse e pensionimit. Obligimet për këta pensionistë kapin vlerën prej 10,211 euro.
Këto janë vetëm disa të gjetura të Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës, ku përveç tjerash ka raste ku faturuar nuk janë paguar brenda afatit të paraparë, menaxhim të dobët të buxhetit, kontroll të dobët të projekteve e të tjera.
Sipas raportit të auditorit, komuna kishte ekzekutuar pagesa nga kodi i investimeve kapitale, në vlerë totale prej 425,135 euro, të cilat i përkasin kategorisë subvencione dhe transferove, si dhe vlerën 114,507 euro që i takojnë kategorisë mallra shërbime.
Këto shpenzime ishin buxhetuar dhe aprovuar si investime kapitale, megjithatë nuk i përmbushin kushtet të trajtohen si të tilla.
“Procesi i menaxhimit të buxhetit nga komuna ka qenë mjaft sfidues. Marrë parasysh periudhën fiskale, një përqindje e madhe e shpenzimeve është realizuar në fund vit. Në anën tjetër, ka ngecje në realizimin e projekteve kapitale, e cila reflekton edhe në realizimin e buxhetit, në vetëm 52%. Arsyet për një ekzekutim të ulët ishin kryesisht vonesat nga drejtoritë kërkuese për të përgatitur dokumentacionin teknik të projekteve individuale. Sipas zyrtareve komunal, për shkak të rritjes së numrit të banorëve në komunën e Fushë Kosovës, është shtuar vëllimi i punëve në të gjitha drejtoritë, gjë që ka afektuar negativisht në efektivitetin e punëve të komunës.
Çështje e rëndësishme është edhe ekzekutimi i buxhetit nga pagesat direkte të thesarit sipas vendimeve gjyqësore në vlerë 184,720 euro. Komuna nuk kishte arritur të kryej verifikimin (ri anketimin) e 1/3-tës së pronave të paluajtshme siç kërkohet me Ligj in për Tatimin në pronën e paluajtshme. Sipas regjistrit të tatimit në pronë, komuna ka 15,750 prona komunale të regjistruara, ndërsa gjatë vitit 2017 nuk ka ndonjë raport mbi numrin e verifikimit të pronave. Nga testimi i listave të 58 shfrytëzuesve të pronës publike (dhënien e banesave kolektive me qira në fshatin Miradi e Epërme) vetëm 15 familje ishin pajisur me kontrata. Nga gjashtë mostra të testuara vërejtëm se kontratat nuk janë valide në aspektin e periudhës kohore. Megjithatë, pronat shfrytëzohen ende pa ndonjë vendim zyrtar apo ripërtëritje të kontratës”, thuhet në raport.
Auditori u ndal edhe te dy pozita të rregullta të punës; mjek dhe mësimdhënës, që nuk kishin të bënin me punë specifike, ndërsa, komuna i kishte mbuluar përmes marrëveshjeve për shërbime të veçanta.
“Komuna, për këta të punësuar kishte aplikuar procedurë të thjeshtësuar të rekrutimit ashtu siç parashihet me aktet e përcaktuara ligjore, pas rekomandimit të dhënë në fazën e ndërmjetme. Në kontratën “Blerja e lëndës djegëse – Dru” në vlerë 49,530 euro, dy nga tre anëtaret e komisionit të vlerësimit të ofertave ishin caktuar edhe si organ mbikëqyrës të punëve/menaxher të kontratave. Ndërsa, sipas udhëzuesit operativ të prokurimit publik, parimet e ndarjes së detyrave, zyrtarët të cilët kanë qenë anëtarë të komisionit të vlerësimit nuk mund të caktohen menaxherë të projekteve.
Kjo kishte ndodhur, si pasojë e kontrolleve jo adekuate në proceset prokuruese dhe përcjelljes së udhëzimeve nga udhëzuesin operativ i prokurimit. Nga kategoria e subvencioneve janë bërë tri pagesa në vlerë totale 1,648 euro, të cilat nuk parashihen në rregulloren e brendshme të komunës për ndarjen e subvencioneve, këto pagesa duhet të bëhen nga kategoria e pagave dhe shtesave. Për kontratën “Asfaltimi i rrugëve në fshatin Sllatinë e Vogël, Graboc, Henc dhe Miradi e Epërme” në vlerë 104,262 euro ishte formuar komisioni për mbikëqyrjen e realizimit të projektit prej tre anëtareve.
Po i njëjti komision kishte bërë edhe pranimin teknik të punëve. Gjatë ekzaminimit fizikë të dy projekteve kemi konstatuar se gjendja në teren nuk përputhet në tërësi me specifikat e projektit dhe me raportin teknik të komisionit. Është konstatuar se gjatë punëve ka pasur devijime – ndryshime nga pozicionet e parapara me projekt. Në njërin projekt ndryshimet nga specifikacionin teknik ishin në vlerë prej 1,440€, ndërsa tek projekti tjetër ndryshimi i pozicioneve ishte në vlerë prej 600€. Këto ndryshime nuk janë prezantuar e as arsyetuar ne raportin teknik të komisionit. Për më shumë, për ndryshimet e pozicioneve nuk kishte aprovim nga personat përgjegjës”, thuhet në raport.
Në raport thuhet se komuna nuk ka kompensuar arsimtarët për orët e punuara mbi normë dhe obligimet e mbetura nuk janë shpalosur në PFV. Sipas zyrtarëve, numri i nxënësve në komunën e Fushë Kosovës është rritur viteve të fundit. Në pamundësi të shtimit të numrit të arsimtarëve, komuna kishte angazhuar arsimtarët ekzistues që të mbajnë orë shtesë (honorar). Obligimet e mbetura për pagesën e orëve të mbetura ishin në vlerë 15,537 euro.
Për më tutje, në drejtorinë e arsimit ishin pensionuar shtatë punëtorë, mirëpo pagat përcjellëse të pensionit nuk iu kishin paguar. Obligimet për këta pensionistë kapin vlerën prej 10,211 euro.
Përveç kësaj në pesë raste faturat /obligimet nuk ishin paguar brenda afatit ligjor prej 30 ditëve.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Kurti kujton Agim Ramadanin: Vepra e tij më e madhe ishte lufta për liri

Janevska: Mësim me një turn ka në 150 shkolla, që të përfshihen të gjitha shkollat duhet të ndërtohen 300 klasa

Osmani në Forumin e Antalias: Vendi ka filluar një momentum të ri për njohje të reja

Projekt-rezoluta amerikane: Të ndalet pandëshkueshmëria e krimeve seksuale nga forcat serbe

Osmani takon presidentin e Sierra Leones, shtet që Serbia pretendoi se e ka çnjohur Kosovën

LVV nuk e ka ftuar PDK-në për konsultime, LDK në pritje të dështimit të Kurtit

Dalin pamjet, 40 të deportuarit arrijnë në Shqipëri, do vendosen në kampin e Gjadrit

Vdes një grua në lagjen ‘Lakrishtë’ të Prishtinës, dyshohet se ra nga një objekt i lartë

“Nuk ka justifikime, s’e falim”- Babai i Ilaria Sulës refuzon ndjesën nga vrasësi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Pasi pauzoi tarifat, Trump: Ky njeri fitoi 2.5 miliardë dollarë, ky tjetri 900 milionë

Brenda bazës së NATO-s në Poloni - simbol i përkushtimit të Amerikës ndaj Evropës

Rrëfimi i ish-ushtarit të UÇK-së, i cili kishte shtatë plagë: Ramushi iu ka thënë shokëve çelni katër varre, se nuk dihet a shpëton

“Vaksinat kanë mish derri, nuk e lejon feja” - debat i ashpër mes predikueses së fesë islame dhe mjekes

“Humba kontrollin, jam gati të paguaj mëkatet e mia”, zbulohet letra që vrasësi u dërgoi prindërve të Ilaria Sulës

Egli ka humbur një fëmijë shkak i ndarjes me Olsin? Reagojnë ashpër familjarët e saj përmes Instagramit