Gjatë viteve të fundit numri i qenve endacak edhe në komunën e Ferizajt është rritur në masë të madhe. Ata shpeshherë po bëhen agresiv dhe po paraqesin rrezik për qytetarët shkaku i mungesës së ushqimit dhe moskujdesit.  Kjo ka bërë që komuna të reflektoi dhe të ndërton tetë pika për t’i furnizuar me ushqim dhe ujë të gjithë qentë endacak me qëllim që ata të largohen sa më shumë qendrës së qytetit.

Burim Bajrami, drejtor për Bujqësi në Komunën e Ferizajt, ka thënë për Telegrafin se pas ndërtimit të tetë qendrave për ushqim të qenve endacak, kanë angazhuar një operator ekonomik që të kujdeset për të gjithë ata qenë.


Sipas Bajramit është komuna e parë në Kosovë që ka marrë një iniciativë të tillë pasi që qntë endacak nuk po gjejnë ushqim të duhur nëpër rrugë dhe shpeshherë ata po ngordhin shkaku i moskujdesit.

Janë tetë pika ushqyese për qentë endacak për të cilat operatori ekonomik i kontraktuar nga Komuna e ka për obligim tí furnizoi vazhdimisht me nga 5 kilogram ushqim dhe me ujë të pijshëm.  Këto pika i kemi ndërtuar në Varosh, Gërlicë, Balaj, një tjetër pran FSK-së dhe dy pika të tjera te parku “Liria”. Ky projekt ka për qëllim qentë endacak të cilët janë bërë në numër të madh brenda qytetit të Ferizajt, të zhvendosen gradualisht në këto pika ushqyese pasi që ne po u ofrojmë siguri për ta”, ka thënë Bajrami.

Sipas Bajramit, Komuna e Ferizajt së shpejti do ta funksionalizoi edhe qendrën moderne për strehim të qenve endacak e cila gjendet në afërsi të fshatit Muhovc. Sipas tij në këtë qendër do të bëhet edhe vaksinimi i rregullt i të gjithë qenve endacak për gjithë territorin e komunës.

454690686 8113943248712489 9039627436797114777 n

454650346 2199454993745632 9094004526850104493 n

453487873 1062022218879626 3877501293752636117 n

452885166 402584399098214 5543009208091212550 n

449676351 1031576725234052 3495682842978486522 n