LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Deçanit paralajmëron padi ndaj Ministrisë së Mjedisit

Komuna e Deçanit paralajmëron padi ndaj Ministrisë së Mjedisit

​Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj ,ka paralajmëruar padi ndaj Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe ndaj kompanisë SHPK “Kelkos Energy”.

Kjo për arsye të mos implementimit të kompetencave nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe për shkak të mos respektimit të minimumit ekologjikë në Lumbardhin e Deçanit nga SHPK ,,Kelkos Energy’’ Komuna e Deçanit paralajmëron padi për subjektet e lartcekura.

Sipas komunës, kompania Kelkos Energy’’ e cila ka ndërtuar Hidrocentralet përgjatë Lumëbardhit të Deçanit , për prodhimin e energjisë nuk është dukë e respektuar minimumin ekologjik të Lumëbardhit të Deçanit.


Njëkohësisht departamenti i ujërave dhe inspektorati të cilët janë në kudër të MMPH nuk i ka zbatuar dhe nuk po i zbaton përgjegjësitë ligjore për ruajtjen e minimumit ekologjikë ne raport me operatorin ekonomik SHPK ,,Kelkos Energy’’.

“Edhe përkundër angazhimeve të inspektoratit komunal në veçanti dhe komunës në përgjithësi në raport me operatorin ekonomik që të ruhet minimumi ekologjik , kompania nuk është duke e zbatuar obligimin e vet konformë ligjeve të Republikë së Kosovës sepse kjo kompetencë është e nivelit qendrorë më ç’raste komuna dhe veprimet e komunës në raport më ketë çështje konsiderohen si Inkopetente”, thuhet tutje në njoftimin për media. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Drejtësi
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Kalo në kategori