Komuna e Deçanit ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me KRU “Drini i Bardhë”, përmes së cilës do të mbulohet plotësisht taksa për ujitje për të gjithë fermerët në territorin e saj.

Kryetari i Komunës, Bashkim Ramosaj, njoftoi se marrëveshja përfshin gjithashtu angazhimin për pastrimin dhe mirëmbajtjen e të gjitha kanaleve të ujitjes, në bashkëpunim me Drejtorinë e Bujqësisë.


Qëllimi i këtij bashkëpunimi është lehtësimi i punës për fermerët dhe përmirësimi i infrastrukturës ujitëse në komunë./Telegrafi/