LAJMI I FUNDIT:

Komuna aksion kundër transportuesve ilegalë

Komuna aksion kundër transportuesve ilegalë

Drejtoria e Inspekcionit në kuadër të aktiviteteve për të vënë rregull në transportin rrugor, po ndërmerr aksione të vazhdueshme ndaj transportuesve ilegalë në komunën e Prishtinës.

“Shumë prej taksistëve ilegalë, bëjnë edhe paraqitje të rreme si taksi të rregullt, me ç’rast kryejnë edhe vepër penale. Në situata të tilla, dëmtohen operatorët e rregullt që paguajnë taksat, dëmtohet buxheti i Komunës, si dhe mashtrohen qytetarët. Ne si Komunë, detyrohemi të ndërmarrim të gjitha masat e nevojshme, për ta ruajtur interesin qytetar”, thuhet në komunikatë të komunës së Prishtinës.

Për këtë arsye, Drejtoria e Inspekcionit përveç veprimeve konkrete në ndaljen e kësaj veprimtarie, ka filluar të bëjë edhe konfiskimin e shenjave të taksive që po keqpërdoren nga taksistët ilegalë.


“Iu bëjmë thirrje qytetarëve që të jenë të kujdesshëm ndaj mashtrimeve të tilla, ashtu që udhëtimi brenda Prishtinës të jetë sa më i sigurt”, thuhet në komunikatë.

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Kalo në kategori