Sot Ferizaj ka mbajtur një konferencë për media ku a ka prezantua tranerin Bekim Isufi dhe tetë transferimet e reja në klub.
Trajneri i ri, Bekim Isufi, ishte konfirmuar para disa javësh, ku edhe ka punuar me ekipin.
Ai do të debutojë në fundjavë ndaj ish-ekipit të tij, Dritës.
Edhe lojtarët e ardhur shumica janë të njohur në futbollin e Kosovës.
Taulant Dajaku, Përparim Livoreka, Bunjamin Asani, Filonit Shaqiri, Zgjim Mustafa, Fatih Karahoda, Behar Bardhi, Donat Kaçiu janë emrat që janë prezantuar sot.
Këto nuk do të jenë përforcimet e vetme për këtë klub.
Ferizaj shkruan se të premten do të vijnë edhe katër futbollistë ganez. /Telegrafi/