LAJMI I FUNDIT:
Peja 7° rain

Kompleksi i Dëshmorëve në Vrellë të Istogut, tash e 6 vite pa asnjë hero të varrosur në të

Kompleksi i Dëshmorëve në Vrellë të Istogut, tash e 6 vite pa asnjë hero të varrosur në të

Kompleksi i Dëshmorëve në Vrellë të Istogut, i cili u përfundua në vitin 2018, vazhdon të mbetet pa asnjë dëshmor të varrosur në të.

Ky kompleks, i cili ishte menduar të shërbente si vend nderimi për heronjtë e luftës së UÇK-së, ka mbetur pa të varrosur tash e 6 vite, duke ngritur shqetësime te familjarët dhe komuniteti.

Agjencia për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale (AMMKM) ka konfirmuar për Telegrafin se kanë zhvilluar disa takime dhe bisedime për të zgjidhur këtë çështje delikate.


Përfaqësues të organizatave të dala nga lufta e UÇK-së janë përfshirë në diskutimet me AMMKM-në, por mosmarrëveshjet mes palëve dhe familjarëve të dëshmorëve kanë ndikuar në zvarritjen e procesit.

“AMMKM-ja ka zhvilluar disa takime me përfaqësuesit e organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, prandaj institucioni ynë është në pritje të dakordimit të gjitha palëve të përfshira në këtë proces dhe të familjeve të dëshmorëve. Për këtë arsye, si dhe për shkak të kërkesave të shumta që ka AMMKM-ja, kemi iniciuar procedurën e projektit për rivarrimin e dëshmorëve”, thanë nga AMMKM-ja për Telegrafin.

Ata theksuan se, me gjithë vështirësitë, synohet që kjo çështje të përmbyllet sa më shpejt, duke garantuar rivarrimin e të gjithë dëshmorëve të Istogut në këtë kompleks. Po ashtu, AMMKM-ja ka ndërmarrë hapa për plotësimin e elaboratit për shpronësim, duke ndjekur kërkesat përkatëse.

“Planifikojmë vazhdimin e mirëmbajtjes dhe funksionalizimin e muzeut, si dhe përmbylljen e procesit të rivarrimit të dëshmorëve të Komunës së Istogut. Gjithashtu, AMMKM-ja ka iniciuar kërkesën për plotësimin e elaboratit për shpronësim, sipas kërkesave përkatëse”, shtuan ata.

Përkundër përpjekjeve të vazhdueshme nga AMMKM-ja, Kompleksi i Dëshmorëve në Vrellë të Istogut mbetet një projekt i papërfunduar, në pritje të pajtimit të gjitha palëve të përfshira.

Institucioni është i vendosur që të përmbyllë këtë proces me nderimin e duhur për të gjithë dëshmorët e Komunës së Istogut./Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Magazina
Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

La Liga
Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Liga e Kampionëve
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

Botë
Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Magazina
Kalo në kategori