LAJMI I FUNDIT:

Kompania vendore Comodita do të bëhet me fabrikën më të madhe në botë të dyshekëve

Kompania vendore Comodita do të bëhet me fabrikën më të madhe në botë të dyshekëve

Kompania TehnoBurimi dhe kompania Comodita kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi, ku kompania TehnoBurimi do të bëjë ndërtimin e fabrikës më të madhe në botë të dyshekëve Comodita e cila pritet të jetë 80.000m2, dhe do të punësoj 2500 punëtorë, në qytetin e Gjakovës.

Ky është shembulli më i mirë që prodhuesit rriten dhe fuqizohen së bashku, duke përkrahur njëri tjetrin për një ekonomi më të zhvilluar dhe më të fuqishme.


Kompania TehnoBurimi do të angazhohet në ndërtimin e fabrikës së parafabrikuar me konstruksion të betonit, e cila do të jetë ndër më modernet në vendin tonë.

Kjo kompani prodhon elemente të betonit të parafabrikuar të cilat përdoren në sektorin e ndërtimit dhe energjisë, shtëpiza për trafo-stacione, anësore të rrugëve, ulluqet, gypa betonit, e shumë produkte tjera të cilat njihen për cilësinë dhe janë të garantuara, pasi që të gjitha produktet janë të standartizuara.

Artikull i sponzorizuar