LAJMI I FUNDIT:
Prishtina 18° fair_day

Kompania “Pastrimi” njofton se do të bëjë procedimin e borxheve tek përmbaruesit privat

Kompania “Pastrimi” njofton se do të bëjë procedimin e borxheve tek përmbaruesit privat

Kompania Regjionale e Mbeturinave “Pastrimi” SH.A, ri-njofton klientët që që do të bëjë procedimin e borxheve në procedurën përmbarimore tek Përmbaruesve Privat pas datës se sotme, pra dt. 17.12.2024 për konsumatorët të cilët nuk kanë kryer pagesën e faturës së mbeturinave.

Në njoftim thuhet se “procedimi i borxheve do të bëhet për gjithë qytetarët, klientët e bizneseve dhe institucioneve përfshirë edhe institucionet publike të cilat kanë borxhe për faturat e mbeturinave ndaj kompanisë sonë”.

Afati kohor i përmbushjes së obligimeve të klientëve për pagesë të faturës së mbeturinave ka qenë nga dt. 10 Dhjetor 2024 deri më sot, dt. 17 Dhjetor 2024 ora 16:00./Telegrafi/