Site icon Telegrafi

Kompania e Piques mori më shumë miliona se sa Barcelona që e fitoi Superkupën e Spanjës

Është folur shumë për faktin se Superkupa e Spanjës është organizuar edhe një herë në Arabinë Saudite, pasi Kampionati Botëror në Katar kaloi nën llup për të drejtat e njeriut.

Është diçka që i ka sjellë shumë kritika trajnerit të Barcelonës, Xavi Hernandez, i cili ka mbrojtur këtë ide në Lindjen e Mesme.

Sigurisht që paratë flasin në futboll, arsyeja kryesore është fakti se RFEF (Federata Mbretërore e Futbollit Spanjoll) do të marrë rreth 40 milionë euro për turneun.

Real Madrid dhe Barcelona do të marrin të dy 2.8 milionë euro për pjesëmarrjen e tyre, sipas Sport. Valencia fitoi 1.7 milionë euro, ndërsa Real Betis mori vetëm 750 mijë euro.

Nga këto 40 milionë euro, katër milionë euro i paguhen si komision kompanisë së Gerard Pique, Kosmos, për arritjen e marrëveshjes. 20 milionë euro nga 23.7 milionë euro të mbetura do të kthehen në piramidën e futbollit profesionist spanjoll.

Pique u kritikua ashpër për kompletimin e marrëveshjes me presidentin e RFEF, Luis Rubiales, ndërsa ishte ende një lojtar aktiv për Barcelonën. U vu në dukje se si RFEF ashtu edhe Pique do të përfitonin financiarisht nga arritja e Barcelonës (dhe Real Madridit) në finale dhe fitimi i saj. /Telegrafi/

Exit mobile version