Kompania britanike Megabus ka zbuluar disa nga sendet më të çuditshme të harruara në autobusët e saj.

Ndër to përfshihen një gjeldeti i ngrirë, dhe jo vetëm.


Gjatë muajit maj, u gjetën gjithashtu një arush Winnie the Pooh, një kavanoz me mjaltë dhe një kitarë.

Rreth 95% e sendeve të humbura rikthehen te pronarët, ndërsa të tjerat dhurohen për bamirësi pas 28 ditësh.

Udhëtarët mund të raportojnë humbjet përmes faqes zyrtare të kompanisë. /Telegrafi/