Ideja që rrokaqiejt mund të largojnë karbonin nga atmosfera mund të tingëllojë si diçka nga filmat fanta-shkencë, por ato së shpejti mund të bëhen realitet nëse dizajnet e reja të një kompania që e drejton një grup arkitektësh, janë të gatshëm për një gjë të tillë.

Dizajnerët dhe arkitektët zbuluan dizajnet ambicioze  për ndërtesat e larta që mund të largojnë deri në 1,000 tonelata karbon nga atmosfera – ekuivalent me 48,500 pemë, transmeton Telegrafi.


E emëruar sipas pemës më të lartë në botë, dizajni dhe ideja e firmës arkitekturore me seli në Çikago – Skidmore, Owings & Merrill, bazohet në teknologjinë që është e disponueshme për përdorim pothuajse për të gjithë.

Çdo ndërtesë e lartë, do të përdorte materiale të ndryshme për të larguar karbonin, përfshirë ndërtimin e objektit me materiale thithëse të karbonit, duke rritur bimë dhe alga (për karburant, energji dhe ushqim) dhe teknologjinë e kapjes direkte të ajrit. /Telegrafi/

1 184

2 51

3 41

4 32

5 27

6 19

7 14

8 15

9 15