LAJMI I FUNDIT:

Kompania “Albi” reagon ndaj deklaratave të VV-së: Kemi leje ndërtimi

Kompania “Albi” reagon ndaj deklaratave të VV-së: Kemi leje ndërtimi

Kompania “Albi” ka përgënjeshtruar pretendimet e Lëvizjes Vetëvendosje të bëra të shtunën, se brendet e reja që kanë arritur në Albi Mall, janë pjesë e aneksit që po ndërtohet pa leje.

Në Reagimin e Kompanisë “Albi” thuhet se me indinjatë reagon dhe përgënjeshtron pohimet e disa personave të caktuar se gjoja zgjerimi i aneksit të ri të Albi Mall-it, qenka pa leje ndërtimi!

‘Albi Mall është atraktiv  edhe për qytetarët e vendeve fqinje dhe do ti kontribuojë rritjes ekonomike të Kosovës. Deklaratat e disa personave të një subjekti të caktuar që e cilësojnë objektin pa leje janë deklarata të pavërteta”, thuhet në reagim.


VV akuzon Shpend Ahmetin se po kthen degradimin në Prishtinë
Lexo po ashtu VV akuzon Shpend Ahmetin se po kthen degradimin në Prishtinë

Reagimi i plotë i Kompanisë “Albi”:

Reagim ndaj deklaratave të disa zyrtarëve të një subjekti të caktuar!

Kompania Albi si biznes familjar e themeluar me 05.09.1990, me indinjatë reagon dhe përgënjeshtron pohimet e disa personave të caktuar se gjoja zgjerimi i aneksit të ri të Albi Mall-it, qenka pa leje ndërtimi!

Pas punimeve intenzive në 12 muajt e kaluar, Albi Commerce arriti që të përfundoj punimet në aneksin e ri të zgjerimit të qendrës tregtare Albi Mall.

Ky objekt është një ndër investimet më të mëdha në vend  i cili konsiderohet të jetë ndër qendrat më të mëdha dhe me moderne tregtare në Ballkan.  Albi Mall ka arritur të tërheq brendet më të mëdha ndërkombëtare në Kosovë, duke nxitur shumë biznese ndërkombëtare të interesohen dhe të investojnë në Kosovë, duke rritur imazhin e Kosovës dhe duke i’u ofruar qytetarëve që të kenë mundësi, që brendet ndërkombëtare t’i blejnë në Kosovë pa dalur jashtë vendit.

Albi Mall është atrakaktiv  edhe për qytetarët e vendeve fqinje dhe do ti kontribuojë rritjes ekonomike të Kosovës. Deklaratat e disa personave të një subjekti të caktuar që e cilësojnë objektin pa leje janë deklarata të pavërteta.

Ne si subjekt ekonomik që afaron për 28 vite kërkojmë që të na kurseni nga këto shpifje dhe të na lini të qetë të merremi me punët dhe obligimet tona.

Konsiderojmë se investimet milionëshe të ndërmarra në etapa të zgjerimeve të Albi Mall të  përkrahura nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim në të kaluarën si dhe nga bankat komerciale që operojnë ne Kosovë, tregojmë një guxim jo të vogël, marrje rreziku, dhe nivel të lartë të ndërmarrësisë dhe si rezultat janë krijuar mijëra vende të reja  pune me ndikim direkt në uljen e papunësisë, gjë që ndikon në zhvillimin ekonomik, rrjedhimisht parat do të qarkullojnë në shtetin tonë dhe tatimet e mbledhura do të rrisin arkën e shtetit.

Albi Mall si pjesë e Albi Group në vazhdimësi që nga viti 2006 ka sjellë brende të njohura botërore.

Albi Fashion si pjesë e Albi Group kompani e themeluar në vitin 2006 ka sjellë në Kosovë brendet si: Okaidi, Geox, Springfield, Bitsiani, Golden Point etj.

Në zgjerimin e parë të Albi Mall në vitin 2010 – 2011 Albi Fashion ka sjellë këto brende: Mango, Tom Tailor, Orsay, XYZ, Parfois, Esprit, Jack & Jones, Tamaris, Coffeeshop etj.

Zgjerimi i radhës ndodhi ne vitin 2016 për të cilin zgjerim njëri nga të apostrofuarit ka nënshkruar leje ndërtimi, me këtë zgjerim Albi Mall solli kompaninë Austriake të kinemasë Cineplexx si investim i huaj direkt si dhe shumë brende të tjera.

Me kompaninë “Inditex Group” kemi zhvilluar negociata që nga viti 2015 dhe kemi nënshkruar marrëveshje bashkpunimi që të gjitha brendet e saj : Zara, Massimo Dutti, Bershka, Pull&Bear, Zara Home, Stradivarius dhe Oysho të hapen në Albi Mall.

Sjellja e brendeve botërore ka ndikim direkt në rritjen e imazhit të Kosovës për cka jemi krenar si dhe përbënë integrim të tregtisë dhe ekonomisë së Kosovës në atë evropiane dhe botërore. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

Drejtësi
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Kalo në kategori