LAJMI I FUNDIT:

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, gati për zgjedhjet e 11 qershorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, gati për zgjedhjet e 11 qershorit

Kryeshefi ekzekutiv i Sekretariatit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Enis Halimi, ka deklaruar se është sfiduese që zgjedhjet të mbahen në një kohë aq të shkurtër, por sipas tij KQZ-ja i kanë bërë të gjitha përgatitjet për zgjedhjet e 11 qershorit.

Halimi sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), ka folur për përgatitjet për zgjedhjet që do të mbahen më 11 qershor, si dhe për zgjedhjet lokale që do të mbahen po ashtu këtë vit.

“Megjithë vështirësitë që na paraqet koha e shkurtër për ne, unë besoj që do t’ia dalim. Ne kemi bërë planin operacional”, ka thënë ai.


Ai ka bërë me dije se fushata do të fillojë më 1 deri më 10 qershor.

Halimi ka bërë me dije se lista e votuesve nuk është krejtësisht e pastruar. “Asnjë shtet nuk e ka listën zgjedhore të pastruar. Përveç kësaj ne kemi edhe një diasporë që kanë shtetësi të dyfishtë”, ka thënë ai.

Sipas tij, mundësia për manipulime nuk duhet të shikohet nga ajo, se lista zgjedhore do të jep mundësi për manipulime.

Ai ka folur edhe për koalicionet që sot është koha për të njoftuar KQZ-në. “Sot koalicionet parazgjedhore duhet të njoftojnë KQZ-së, për koalicionet”, ka bërë me dije ai.

Halimi ka thënë se nuk kanë informata për Alternativën, se ku është procedura për të. “Qasja jonë është inkurajuese që të kemi sa më shumë garues e votues”, ka thënë ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Politikë
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Kalo në kategori