LAJMI I FUNDIT:

Komisioni përkrahu Projektligjin për Forcën e Sigurisë së Kosovës

Komisioni përkrahu Projektligjin për Forcën e Sigurisë së Kosovës

Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e FSK-së, kryesuar nga kryetari i komisionit, Daut Haradinaj, mbajti sot mbledhjen e radhës, në të cilën është shqyrtuar Projektligji nr.05/L-156 për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

“Me këtë rast, kryetari i Komisionit Haradinaj, bëri të ditur se shqyrtimi i amendamenteve të projektligjit (37 sish) është bërë në një varg mbledhjesh paraprake, ndërkaq, qëllimi i takimit të sotëm është procedimi i mëtejmë i projektligjit.

Ai po ashtu sqaroi se me vendimin e sotëm lidhur me këtë projektligj, Komisioni do të përmbushë obligimet e tij kundruall përgjegjësive që ka”, thuhet në njoftimin për media.


Në favor të procedimit të mëtejmë, në harmoni me Rregulloren e Punës së Kuvendnit, përpos deputetit Bojan Mitić nga Lista Serbe, u shprehën të gjithë deputetët e tjerë të pranishëm.

Në mbledhje nuk ishte i pranishëm deputeti Rexhep Selimi, por, për qëndrimin e tij lidhur me këtë projektligj bëri të ditur kryetari i Komisionit Haradinaj.

Lidhur me këtë Haradinaj njoftoi se, deputeti Selimi gjendet për vizitë në Republikën e Shqipërisë, ndërkaq, nëpërmjet telefonit ka deklaruar qëndrimin e tij në mbështetje të procedimit të mëtejmë të Projektligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Raportet Kosovë-Serbi, Steinbaum: Shkëmbimi i territoreve mund të rikthehet si ide nga administrata Trump

Raportet Kosovë-Serbi, Steinbaum: Shkëmbimi i territoreve mund të rikthehet si ide nga administrata Trump

Lajme
Kush është Stane Gashi,

Kush është Stane Gashi, "nëna e UÇK-së"

Lajme
Kosova gëzon mbështetjen e Suedisë për anëtarësim në BE dhe NATO

Kosova gëzon mbështetjen e Suedisë për anëtarësim në BE dhe NATO

Lajme
Fundjavë me temperatura dimërore në Kosovë

Fundjavë me temperatura dimërore në Kosovë

Lajme
Detaje nga dosja: Viktimat e të pandehurit kishin lënë një takim para vrasjes në Klinë, një familjar tha se 'do të marrë hak'

Detaje nga dosja: Viktimat e të pandehurit kishin lënë një takim para vrasjes në Klinë, një familjar tha se 'do të marrë hak'

Drejtësi
Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Lajme
Kalo në kategori