Në Komisionin për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian, të martën u votua për amendamentet e shumta në raportin për Kosovën të përgatitur nga Viola Von Cramon si dhe raporti në tërësi. Gjatë debatit, disa deputetë shprehën kundërshtimin e tyre lidhur me thirrjen që pesë shtetet e bllokut ta njohin Kosovën si dhe që BE-ja të liberalizojë vizat për shtetasit e Kosovës.
Për shkak të mënyrës specifike të votimit, rezultatet e sakta për amendamentet e veçanta do të dihen më vonë.
Si pasojë e masave, që kanë për qëllim parandalimin e përhapjes së sëmundjes COVID-19, debatet në Parlamentin Evropian po zhvillohen në mënyrë të kombinuar: me pjesëmarrjen e deputetëve në sallë si dhe lidhjen përmes internetit. Edhe votimet po mbahen në këtë formë, prandaj nuk mund të dihen rezultatet menjëherë.
Në raportin që ka paraqitur raportuesja për Kosovën, Von Cramon, qysh në dhjetor të vitit të kaluar, para se të dihej se në Kosovë do të mbaheshin zgjedhjet e parakohshme, ishte shprehur pakënaqësi për mungesën e progresit në zbatimin e agjendës së reformave evropiane, në luftën kundër korrupsionit dhe në fushën e sundimit të ligjit, transmeton REL.
Këto pakënaqësi kanë mbetur pjesë e tekstit të raportit për Kosovën. Në raport po ashtu është kërkuar që të vazhdohet të ketë përkushtim sa i përket dialogut midis Kosovës dhe Serbisë, thirrje kjo që u është bërë të dyja vendeve. Lidhur me dialogun ka pasur disa propozime, që kanë kërkuar nga Shërbimi i Veprimit të Jashtëm të BE-së që të krijojë mekanizma, me qëllim që të vëzhgohet zbatimi i marrëveshjeve që janë arritur në kuadër të këtij procesi si dhe të raportohet rregullisht në PE për përparimin në bisedimet e ndërmjetësuara nga BE-ja.
Në mesin e shumë amendamenteve të propozuara në raportin për Kosovën, kishte edhe kërkesa që të hiqet paragrafi, përmes së cilit ftohen pesë vendet e BE-së, që nuk e kanë njohur Kosovën, ta bëjnë një gjë të tillë. Një kërkesë të tillë kanë bërë sidomos deputetët nga Spanja dhe shtete të tjera, që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.
Ndërkaq, deputetët evropianë, që vijnë nga shtetet që e kanë njohur Kosovën, kanë insistuar që Kosova të njihet si shtet dhe të ndihmohet më shumë në procesin e integrimeve evropiane. Këta deputetë kanë ripërsëritur thirrjen që Këshilli i BE-së, pa vonesa të liberalizojë vizat për qytetarët e Kosovës, pasi sipas vlerësimit të Komisionit Evropian, Prishtina zyrtare qëmoti ka përmbushur kushtet për liberalizim dhe një gjë e tillë është mbështetur edhe nga Parlamenti Evropian.
Por, kundër thirrjes për liberalizimin e vizave u propozuan disa amendamente nga disa deputetët të ekstremit të djathtë, sidomos nga Franca.
Pasi miratohet raporti në Komisionin për politikë të jashtme, ai më pas dërgohet në seancë plenare, në formë të propozim-rezolutës, për t’u votuar më vonë në pranverë. Për shkak se viti 2019 ishte vit zgjedhor në BE, dhe më 2020 u përhap pandemia e koronavirusit, edhe ky raport për Kosovën erdhi me vonesë.
Rezolutat e Parlamentit Evropian shprehin qëndrime politike të këtij institucioni të BE-së, por nuk janë ligjërisht të obligueshme për vendet anëtare. Prandaj, edhe thirrjet e deritanishme të PE-së për njohjen e Kosovës nga pesë shtetet e bllokut evropian si dhe ajo për liberalizimin e vizave, nuk kanë pasur ndonjë efekt.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Qytetarët të ankohen për faturat e larta të energjisë elektrike në EVN ose KRRE

Punëtori i “Trainkos” thotë se i janë bërë shkelje me ofrimin e kontratës tre vjeçare dhe me ndërrimin e pozitës

Rikthimi i sigurisë dhe stabilitetit, Maqedonci dhe Hargreaves diskutojnë sfidat globale dhe mundësitë e bashkëpunimit

Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Qytetari nga Kaçaniku rindërton shtëpinë e fëmijërisë duke përdorur materialet e saj të vjetra

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës