Komisioni për legjislacion shqyrton sot Projektligjin për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit mban sot mbledhje, ndërsa do të shqyrtohet në parim Projektligji për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.
Mbledhja e Komisionit mbahet në orën 10:00.
Rendi i ditës:
Miratimi i rendit të ditës; Shqyrtimi në Parim i Projektligjit nr.08/L-121 për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme; Shqyrtimi në Parim i Projektligjit nr. 08/L-108 për deklarimin prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë dhe të dhuratave; Shpallja e konkursit për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës; Të ndryshme. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
02/02/2022
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































