LAJMI I FUNDIT:

Komisioni për legjislacion mban mbledhje, në rend dite Draft-rregullorja e Kuvendit

Komisioni për legjislacion mban mbledhje, në rend dite Draft-rregullorja e Kuvendit

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit sot mban mbledhjen e radhës.

Mbledhja mbahet në ora 13:00.

Rendi i ditës:


  • Miratimi i rendit te ditës;
  • Miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e mbajtura me datë 19.04 dhe 24.04.2018;
  • Shqyrtimi i Raportit me amendamente i Grupit Punues për Projektligjin nr. 06 L-010 për Noterinë;
  • Shqyrtimi i Raporteve i Komisioneve Kryesore për Projektligjin nr.06/L-009 për Ndërmjetësim;
  • Shqyrtimi i Raportit me amendamente i Grupit Punues për Projekt-Kodin nr 06/L-006 i Drejtësisë për të Mitur;
  • Shqyrtimi i Raportit me amendamente i Komisionit Funksional në Projektligjin nr.06/L-027 për Miniera dhe Minerale;
  • Shqyrtimi i Raportit me amendamente i Komisionit Funksional në Projektligjin nr. 06/L-024 për trajtimin e ndërtimeve pa leje;
  • Shqyrtimi i Raportit me amendamente për Draft-Rregulloren e Kuvendit;
  • Të ndryshme.