LAJMI I FUNDIT:

Komisioni për ekonomi pa vendimmarrje për bordin e ri të ARKEP-it

Komisioni për ekonomi pa vendimmarrje për bordin e ri të ARKEP-it

Komisioni parlamentar për Ekonomi ka shqyrtuar propozim-vendimin e Qeverisë për zgjedhjen e bordit të ARKEP-it, por nuk pati vendimmarrje për votim.

Kryetari i Komisionit, Endrit Shala ka thënë se Qeveria ka propozuar emrat për bordin e ri të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare të Kosovës (ARKEP).

Për një mandat 5 vjeçar, në bordin e ARKEP janë propozuar Bahri Anadolli kryesues, Hazir Hajdari anëtar, Mark Buzhala anëtar, Iliriana Berisha anëtare dhe Faruk Rexha anëtar.


Për këta emra pati kritika të deputetëve të opozitës.

Deputetja Mimoza Kusari Lila tha se nuk e përkrahin këtë listë me emrat e kandidatëve, pasi janë të lidhur drejtpërdrejt me pushtet.

“Ka hapësirë që institucioni më i rëndësishëm ARKEP të ketë njerëz profesionist dhe jo nga politika. Prej 5 kandidatëve një prej tyre nga gjinia femërore, është gruaja e një ish-ministrit. Për këtë jemi kundër. Qeveria nuk ka shpallur konkurs, janë të përzgjedhurit e qeverisë”, tha Lila.

Ndërsa, deputeti Pal Lekaj tha se të gjithë kandidatët i përmbushin kriteret.

“Tash pse është një grua e një ish-ministrit, nuk mund të vdes urie kjo kandidate. Megjithatë, nuk është anëtare e AAK-së”, tha ai.

Edhe deputeti Hekuran Murati tha se pa konkurs ka propozuar qeveria anëtarët për Bord të ARKEP-it.

Për votimin e këtij raporti nuk pati vendimmarrje dhe është shtyrë për mbledhjen e radhës.

Ndërsa, nga data 5 dhjetor ARKP ka mbetur pa bord./KP/

Në trend Ekonomi

Më shumë
​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Ekonomi
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Botë
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Ekonomi
Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Ekonomi
Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Ekonomi
POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Ekonomi
Kalo në kategori