LAJMI I FUNDIT:

Komisioni Evropian rishikoi planin për të luftuar terrorizmin me Maqedoninë e Veriu

Komisioni Evropian rishikoi planin për të luftuar terrorizmin me Maqedoninë e Veriu

Komisioni Evropian nënshkroi sot rishikimin e marrëveshjeve dypalëshe me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për zbatimin e Planit të Përbashkët të Veprimit Anti-Terrorist për Ballkanin Perëndimor, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Qëllimi i marrëveshjes së rinovuar është forcimi i bashkëpunimit në fushën e luftimit të terrorizmit, parandalimit dhe luftimit të ekstremizmit të dhunshëm, tha Komisioni.

Marrëveshjet u nënshkruan nga Komisionerja për Punë të Brendshme, Ilva Johanson, Ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Bledar Çuçi dhe Ministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski.


“Kjo marrëveshje na mundëson bashkëpunim të ngushtë. Ajo që është e re në këto marrëveshje të rishikuara është mbrojtja e infrastrukturës kritike dhe rritja e gatishmërisë në rast të sulmeve terroriste. Komisioni do ta mbështesë financiarisht në fillim të vitit të ardhshëm”, tha Johanson.

Ky angazhim i shtuar në fushën e sigurisë është një nga gjashtë nismat kryesore të përshkruara në strategjinë e Komisionit për Ballkanin Perëndimor dhe është një përgjigje ndaj thirrjes nga Deklarata e Sofjes e majit 2018 për rritje të bashkëpunimit në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit.

Marrëveshjet e mëparshme me të dyja vendet janë nënshkruar në tetor 2019./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Lajme
Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Lajme
Ramabaja: Për të varfrit rryma është e lirë, por ata që nxehen me rrymë paguajnë shtrenjtë

Ramabaja: Për të varfrit rryma është e lirë, por ata që nxehen me rrymë paguajnë shtrenjtë

Lajme
Paralajmërimi i Alibeajt: Është radha e Edi Ramës në SPAK

Paralajmërimi i Alibeajt: Është radha e Edi Ramës në SPAK

Lajme
Buzhala: Qeveria dhe KEK-u po bëjnë gabim prej 170 milionë eurosh në rikonstruimin e njësisë A3

Buzhala: Qeveria dhe KEK-u po bëjnë gabim prej 170 milionë eurosh në rikonstruimin e njësisë A3

Lajme
FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

Siguri
Kalo në kategori