LAJMI I FUNDIT:

Komisioni Evropian e vlerëson sërish keq Turqinë

Komisioni Evropian e vlerëson sërish keq Turqinë

Pengesa serioze lidhur me sundimin e ligjit, lirinë e shprehjes dhe drejtësinë – ky është thelbi i raportit të fundit të progresit për Turqinë dhe anëtarësimi i Turqisë në Bashkim Evropian (BE) duket më larg se kurrë.

Komisioni Evropian vazhdon ta përjashtojë pranimin e Turqisë si anëtare të BE-së. Turqia ka ndërmarrë “hapa të mëdhenj larg Bashkimit Evropian”, thuhet në raportin për përparimin e Turqisë në lidhje me mbi gjendjen e negociatave të anëtarësimit.

Disa media gjermane si Welt am Sonntag shkruajnë se sipas raportit ka “pengesa serioze” në fushat kyçe të sundimit të ligjit, të të drejtave themelore, të reformës së administratës publike dhe lirisë së shprehjes.


“Në rrethanat e tanishme, hapja e kapitujve të rinj të negociatave nuk duhet marrë në konsideratë”, thuhet në raportin e Komisioni që do t’ë prezanohet zyrtarisht në Strasburg të martën.

Në fund të marsit, Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, rishprehu dëshirën që vendi i tij të bashkohet me BE-në. Në raportin e përparimit, thuhet se Turqia konsiderohet si “partner kyç për BE-në” dhe konfirmohet si vend kandidat.

Por Komisioni kritikon mbi të gjitha masat e marra nga udhëheqja turke pas grushtit të dështuar të shtetit. Komisioni i bën thirrje qeverisë në Ankara të heqë gjendjen e jashtëzakonshme që është në fuqi pa ndërpreje prej gati dy vjetësh.

Nga ana tjetër Komisioni vlerëson pozitivisht politikën e migracionit të Turqisë. Turqia po bën “përpjekje të jashtëzakonshme” për të mbajtur më shumë se 3.5 milionë refugjatë sirianë të regjistruar, thotë Komisioni i BE-së. BE-ja mbetet e angazhuar për ta ndihmuar Turqinë në përmbushjen e këtyre sfidave. Komisioni gjithashtu konfirmoi propozimin e tij për zgjerimin dhe modernizimin e bashkimit doganor midis BE-së dhe Turqisë. Në këtë kontekst ekspertët vlerësojnë gjithashtu ekonominë turke, e cila përshkruhet si një ekonomi tregu shumë e avancuar dhe funksionale.

Turqia shprehu ndërkohë dëshirën që për të liberalizuar sistemin e vizave me BE-në është e gatshme të ndryshojë disa ligje të tjera. Por për liberalizimin e vizave Turqia duhet të përmbushë 72 kritere. Pika më e diskutueshme janë deri tani ligjet kundër terroristëve, të cilat sipas Brukselit keqpërdoren edhe për përndjekjen e gazetarëve apo opozitarëve. /DW /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Mali i Zi
Presidenti i partisë së ekstremit të djathtë në Francë anuloi paraqitjen në një konferencë në Uashington pasi ish-këshilltari i Trump bëri një përshëndetje naziste

Presidenti i partisë së ekstremit të djathtë në Francë anuloi paraqitjen në një konferencë në Uashington pasi ish-këshilltari i Trump bëri një përshëndetje naziste

Amerika
Trump i lodhur nga mënyra se si Zelensky e trajton luftën: E kam parë këtë njeri për vite, qytetet e tij shkatërrohen, njerëzit e tij vriten

Trump i lodhur nga mënyra se si Zelensky e trajton luftën: E kam parë këtë njeri për vite, qytetet e tij shkatërrohen, njerëzit e tij vriten

Botë
A është Gjermania në prag të një kthese politike?

A është Gjermania në prag të një kthese politike?

Evropa
Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

Botë
Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Evropa
Kalo në kategori