LAJMI I FUNDIT:

Komisioni Evropian dërgon gjashtë vende në gjyq për ndotje të ajrit

Komisioni Evropian dërgon gjashtë vende në gjyq për ndotje të ajrit

Komisioni Evropian ka bërë të ditur se do të dërgojë Gjermaninë, Francën dhe katër vende të tjera në gjykatën më të lartë, për shkak të bllokimit në përmbushjen e standardeve të BE-së për cilësinë e ajrit.

Vendimi erdhi pasi komisioni i Bashkimit Evropian u dha shansin e fundit në janar gjashtë vendeve: Britanisë së Madhe, Italisë, Hungarisë, Rumanisë, Gjermanisë dhe Francës, për të ndërmarrë hapa në përmirësimin e cilësisë së ajrit.

Megjithatë, komisionari i mjedisit i BE-së, Karmenu Vella, tha në një konferencë shtypi në Bruksel se vendet nuk arritën të veprojnë shpejt.


“Komisioni duhej të konkludonte se masat shtesë të propozuara nuk janë të mjaftueshme për t’i përmbushur standardet e cilësisë së ajrit sa më shpejt të jetë e mundur. Si pasojë, komisioni ka vendosur t’i dërgojë këto gjashtë shtete anëtare në Gjykatën e Drejtësisë së BE-së”, tha Vella.

Gjykata, e cila gjendet në Luksemburg, mund të shqiptojë gjoba të rënda.

Vella, i cili e quajti problemin e ndotjes “kërcënues për jetën”, tha se Brukseli kishte frikë se mund të përfundonte duke pritur disa vjet para se këto vende të vendosnin masat e duhura në përmirësimin e cilësisë së ajrit.

“Nuk mund të presim më”, shtoi ai. /rel/

Në trend Botë

Më shumë
Vazhdon ‘lufta’ amerikano-kanadeze - Ontario do ta lë në terr New Yorkun, Michiganin dhe Minnesotën

Vazhdon ‘lufta’ amerikano-kanadeze - Ontario do ta lë në terr New Yorkun, Michiganin dhe Minnesotën

Amerika
Trump ende nuk ka reaguar pas propozimit të Zelenskyt, por këtë e bën Musk: Duam vepra dhe jo fjalë

Trump ende nuk ka reaguar pas propozimit të Zelenskyt, por këtë e bën Musk: Duam vepra dhe jo fjalë

Evropa
Truedau i kundërpërgjigjet Trumpit - Kanada i vendos tarifa prej 25 për qind produkteve amerikane

Truedau i kundërpërgjigjet Trumpit - Kanada i vendos tarifa prej 25 për qind produkteve amerikane

Amerika
Deputetja fshin karrigen e parlamentit me flamurin e Serbisë, shkakton zemërim tek qytetarët

Deputetja fshin karrigen e parlamentit me flamurin e Serbisë, shkakton zemërim tek qytetarët

Serbia
JD Vance shkaktoi skandal me deklaratën për Britaninë, tani 'han' fjalët e veta

JD Vance shkaktoi skandal me deklaratën për Britaninë, tani 'han' fjalët e veta

Amerika
Si filloi sherri në parlamentin e Serbisë - grushte, shkelma e hedhje të shisheve të xhamit

Si filloi sherri në parlamentin e Serbisë - grushte, shkelma e hedhje të shisheve të xhamit

Serbia
Kalo në kategori