Komisioni Disiplinor ua vazhdon pezullimin akterëve të video-skandalit dhe atyre të ndeshjes së dyshimtë Besa-Trepça

Komisioni Disiplinor ka bërë të ditur vendimet e fundit.
Tre futbollistët për ndeshjen e dyshimtë për kurdisje Besa-Trepça kanë mbetur në procedurë, ashtu si edhe akterët e video-skandalit.
Ndeshja Trepça-Besa është duke u hetuar për trukim, ndërsa sa u përket tre akterëve të video-skandalit, ata janë parë në një kafene duke biseduar për ndeshjet e trukuara.
Në procedure disiplinore të pezullimit nga mbledhja e kaluar mbetën deri në një vendim viijues;1.Arben Beqiri – lojtar I klubit të futbollit “ Besa “ nga Peja 2.Fatmir Rexha – lojtar I klubit të futbollit “ Besa “ nga Peja 3.Vildan Gutiq – lojtar I klubit të futbollit “ Besa “ nga Peja 4.Bajram Gashi – gjyqtar futbolli 5.Edmond Zeqiri – gjyqtar futbolli – asistent 6.Ismet Munishi – kryetarjner i klubit të futbollit “ Drita “ nga Gjilani 7.Ali Ajeti – vëzhgues i Federatës së Futbollit të Kosovës për ndeshje të futbollit”.



































