Komisioni Ad-hoc: Ja çfarë thonë Tahiri dhe Dauti

Dy kandidatët më serioz për t’u bërë anëtar i 5-të i Komisionit ad-hok për mbikëqyrjen e mediave, profesori universitar Sefer Tahiri dhe Daut Dauti, kanë betonizuar pozicionet e 4 anëtarëve tjerë të Komisionit, shkruan DW në gjuhën maqedonase.
Rezistenca ndaj Dautit është se ka qenë anëtar i Komisionit për lustrim, ndërsa ndaj Tahirit se ka qenë pjesëmarrës në debate partiake.
“Më vjen keq, dy kolegë- unë dhe Sefer Tahiri- u bëmë dëm kolateral”, tha për DW Dauti.
Ai ka thënë se punën në Komisionin për lustrim e ka kryer në mënyrë profesionale.
“Fakti që publiku jonë nuk ishte i gatshëm të ballafaqohet me të kaluarën është çështje tjetër. Për shumë vendime Komisioni ishte njëzëri, edhe për lëndë me të cilat sot dikush lavdërohet se i ka fituar në Strazbur. Pse nuk parashtrohet pyetja për pastërtinë e tyre morale?”, pyet Dauti.
Vërejtje ka theksuar edhe Sefer Tahiri. Sipas tij, disa kompromise tjera të mëparshme na kanë sjellur deri te vendimet e përkohshme, siç është Ad-hoc Komisioni.
“Duke e përcjellë situatën në të cilën gjendet vendi, mënyrën se si raportojnë media, i vetëdijshëm se ad-hoc trupi nuk është zgjidhja ideale, prap se prap vendosa që me integritetin tim profesional dhe përvojën e gjatë në mediat elektronike (RTVM, Alsat-M, Radio Europa e Lirë dhe të tjera) të tentoj të jap kontribut që monitorimi i mediave para zgjedhjeve të jetë i paanshëm, gjegjësisht pa ndikime politike, sic ishte deri më tani monitorimi partiak i Agjencisë për media, përbërja e të cilës ishte prodhim i marrëveshjes në mes SHGM dhe pushtetit”, potencoi Tahiri, transmeton Portalb.
Ai kujtoi se pikërisht në kompromise politiko partiake janë rrënjët e vendimeve të përkohshme tani. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Sallahu pret votimin e Albulena Haxhiut si kryetare Kuvendi, paralajmëron zgjedhje në rast të bllokadës

Ramadan Nishori: Dy burra kanë kërkuar ndihmë pas rrëfimit tim – kjo më bën krenar

Schmitt: Shqipëria dhe Kosova po formojnë identitete të veçanta, dallimi kryesor është kultura politike

Schmitt: Shqipëria dhe Kosova po formojnë identitete të veçanta, dallimi kryesor është kultura politike

Sallahu pret votimin e Albulena Haxhiut si kryetare Kuvendi, paralajmëron zgjedhje në rast të bllokadës

Pritje të gjata në kufi për të dalë nga Kosova

Ramadan Nishori: Dy burra kanë kërkuar ndihmë pas rrëfimit tim – kjo më bën krenar

Nesër vazhdimi i seancës, LVV dhe PDK të gatshëm për zgjedhje

Çfarë po ndodh në Sudan, shtetin që e njohu Kosovën?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Pas fitores së Gjestit, Xheneta Fetahu: Shpresoj që të më lënë mua dhe të gjithë familjen time të qetë

“Dje, sot dhe nesër” - Egli poston videon e parë me Gjestin pas daljes nga Big Brother

Skenar i çmendur në Serie A: Ja çfarë ndodhë nëse Interi dhe Napoli përfundojnë sezonin me pikë të barabarta

Schmitt: Shqipëria dhe Kosova po formojnë identitete të veçanta, dallimi kryesor është kultura politike

Si është të jetosh në vendin më të lumtur në botë?

Barcelona po planifikon të shesë dy yje për të financuar blerjen e Gyokeres